1296 punime në revista të dyshimta!
Prej profesorave të universiteteve publike janë botu 1,296 punime në revista të dyshimta. Fakulteti i Mjekësisë i UP-së është suprem në këtë aspekt me 17% të krejt punimeve në revista të dyshimta. I dyti është Fakulteti i Gjeoshkencave i Universitetit të Mitrovicës me 15%. Mjekësisë i falët diqysh se i ka 107 profesora (ma shumë se krejt Universiteti i Mitrovicës), edhe 557 punime të revista të indeksuara në Web of Science e Scopus; ama Gjeoshkencat nuk janë kërkah – 23 profesora total, e 18 prej tyne i kanë botu 188 punime në revista të dyshimta! Dobët Mitro, dobët.