features-hulumtime

Bizneset demantojnë studentët: Universiteti nuk po i aftëson për treg të punës
20/05/2022

Bizneset demantojnë studentët: Universiteti nuk po i aftëson për treg të punës

85% e studentëve të Gazetarisë kanë thanë se “e kanë arsimin e duhur” për me kry punën e gazetarit, të ndjekur prej 65% të studentëve të bankave dhe financave. 57% e studentëve të inxhinierisë kompjuterike besojnë që e kanë arsimin e duhur, ndjekur nga 63% e studentëve të elektroinxhinerisë.
Në ndërkohë, kompanitë e intervistuara nga ORCA e thojnë të kundërtën. Sipas tyre, studentët që kryejnë studimet në universitet, pas diplomimit nuk i kanë aftësitë e duhuna për tregun e punës.