features-hulumtime

“E tash a mi ndal fmitë prej shkollës?”
01/11/2019

“E tash a mi ndal fmitë prej shkollës?”

Kjo verë ishte e nxehtë në arsimin e lartë. Gjatë muajit korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, bordi i Agjencisë së Akreditimit, vendosi mos me i akreditu tre universitete publike të Kosovës. Ky vendim erdhi pas vlerësimit të ekspertëve nga ENQA, të cilët vlerësuan që Universiteti i Pejës, i Miztrovicës, dhe ai i Prizrenit, nuk i përmbushin kushtet bazike për t’iu ofruar shërbime studentëve.

Në raportin e vlerësimit të ekspertëve për Universitetin e Pejës mes të tjerash thuhet se ky universitet mund të përmirësohet në të ardhmen, nëse “udhëhiqet nga një menaxhment i informuar dhe i aftë.”

Universiteti i Mitrovicës ka shku 1 hap më tutje, duke kopju raportin e vetëvlerësimit prej një institucioni tjetër të arsimit lartë, bile kanë harru edhe me ndryshu emrin diku-diku. Universiteti i Pejës nuk e ka lënë mbrapa në kopjim, duke kopjuar misionin e universitetit nga një universitet tjetër në masën 53%.

Ekspertët kanë evidentuar edhe mungesë të thellë të transparencës në këto universitete, ku shumë rregullore nuk janë të publikuara në uebfaqe. Këtë e vërtetojmë edhe ne, përmes afateve të provimit janar dhe shtator.

Si përfundim, KShC e miraton raportin e ekspertëve, edhe nuk i akrediton institucionalisht tri universitetet. Kjo, përkundër fejk-njuzave gjatë kësaj periudhe, nuk është e vërtetë që kemi mi ndalë fmitë (ekzistues) prej shkollës. Studentët që vijojnë studimet në këto tri universitete, të regjistruar në vitet paraprake, vazhdojnë mësimin sipas programit që kanë. Kjo i bjen që universitetet nuk mund të regjistrojnë studentë të rinj për vitin akademik 2019/20. E për vitin tjetër, flasim.

Këtë vendim të KShC-së nuk e mirëpriti kryeministri jonë në largim, Ramush Haradinaj. Ai akuzoi anëtarët e KShC-së që janë pjesë e bandave mafioze (what?), edhe që po i lojnë rrugëve fmitë e varfër të Dukagjinit e të Mitrovicës.

Për këtë, ORCA vendosi me bo një aksion kundër presionit që i bënte kryeministri e ministri i arsimit KShC-së. Me pyetjen “Kush o ma i forti?” na tregum që edhe pse kryeministrin munden me thirrë Rambo, KShC-ja është ma boss, pasi që ka më shumë vota nga Parlamenti se ai, respektivisht 15 vota më shumë (mos t’i harrojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve 🙂

1 ditë pas, kryeministri dha dorëheqje. Dikush n’vend tonin kish thonë “Qe a pe sheh, e shkarkum kryeministrin”. Po na s’po thojmë.

Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të datës 16 shtator, anëtarët vendosën që ankesat e universiteteve t’hidhen poshtë. Suksese herave tjera!