features-hulumtime

Gjendja e tualeteve në Universitetin e Prishtinës – Hulumtim
01/03/2019

Gjendja e tualeteve në Universitetin e Prishtinës – Hulumtim

Valon Dervishaj
TD #4

Të gjithë e dijmë se sa i rendësishëm është një ambient i përshtatshëm për të urinuar apo edhe për të defekuar (për tu dhirë). Kësaj problematike më së miri mund të ju përgjigjet dikush që ka qenë në ‘zor’ dhe është dashur patjetër të shfrytëzoj tualetet e Universitetit të Prishtinës.

Era e tmerrshme, papastërtia dhe dizajni i guaskave të WC-ve në universitetin tonë janë vetëm disa prej problemeve reale me të cilat ballafaqohemi. Shumica prej nesh së paku njëherë e ka ndjerë erën e fortë të ndonjë tualeti publik dhe jemi çuditur se si mund të ‘akumulohet’ aq shumë erë. E shumë shpesh kemi hasur në ndonjë copë fekale (mut) që në disa raste ka qenë edhe jashtë guaskës, pra në qeramikë! Tmerr i vërtetë mirëpo kjo nuk është e jashtëzakonshme në tualetet e fakulteteve dhe bibliotekave të Universitetit të Prishtinës.

Në një anketë të realizuar nga ekipi i gazetarisë hulumtuese të TD-së del se rreth 91% e studentëve të anketuar kanë shfrytëzuar së paku një herë tualetin në vendin ku studiojnë. Arsyet pse studentët e Universitetit të Prishtinës kanë përdorë tualetet janë të ndryshme. Shumica e tyre (rreth 74%) pohojnë se në WC kanë hyrë vetëm për të urinuar, pasi që ishte e pamundur për ta që të uleshin në guaskat e tualetit. 22% e të anketuarve kanë përdorë praktika të ndryshme në mënyrë që të uleshin në guaskë për të defekuar (për tu dhirë), ku 63% prej tyre kanë ‘izoluar’ guaskën me palloma, kurse 37% nuk janë ulur fare dhe kanë shfrytëzuar një teknikë të veçantë duke mos kontaktuar fare me sholen e WC-së. Kur flasim për problemet me ulje në shole, nuk mund ti anashkalojmë asnjëherë sholet e stilit ‘zhag për toke’, pra guaskë e rrafshtë. Edhe pse shkenctarisht është vërtetuar që ky dizajn i sholes është më i shëndetshëm (sidomos për sëmundjet me zorrë (hemorroide)), kur shohim këtë lloj të sholes vetvetiu lindin disa pyetje: Si mund të dhihet një profesor i joni, që mund të jetë në moshë të shtyer e me probleme të mëdha reumatike? Apo edhe: Si mund të ulet një student me model pantollonash të ngushtë? Kjo çon në ngushtim të enëve të gjakut, ndalje të qarkullimit të gjakut e rrjedhimisht në mpirje të këmbëve gjunjë e teposhtë! Zoti i nimoftë.

Problem që ja vlenë me cekë është edhe uji në sholet e fakulteteve dhe biblotekave. Gjatë hulumtimit është vërejtur se shumica e WC-ve nuk kanë ujë për ta pastruar anusin, e disa prej tyre nuk kanë as ujë në rezervuarin e guaskës, apo në rastin më të keq, nuk janë të kyçura fare në sistemin e ujësjellësit. Studentët përballen edhe me një sfidë tjetër pas kryerjes së nevojave fiziologjike. Aty nuk ka ujë për t’i pastruar duart. Kështu thonë rreth 43% e të anketuarve, kurse prej tyre 88% pohojnë se nuk ka sapun dhe palloma për larjen dhe tharjen e duarve. Mungesa e sapunit është kritike sepse pa sapun duart nuk pastrohen nga të gjitha bakteret, gjë që potencialisht mund të çoj në përhapje të sëmundjeve të ndryshme infektive. Sa i përket pallomave, ato shihen si lluks në tualetet tona. Mungesa e këtyre dy elementeve të rëndësishme po çon në një situatë të pakëndshme, larje të duarve pa sapun dhe tharje të tyre në pantollona.

Tualetet e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës frekuentohen edhe nga studentë të cilët hyjnë në tualet vetëm për tu shikuar në pasqyrë me qëllimin që ti rregullojnë floktë. Po, po! Kështu së paku janë përgjigjur disa të anketuar. Sipas anketës sonë rezulton se rreth 4% e studentëve shkojnë në WC vetëm për këtë aryse, ndonëse në shumicën prej tyre nuk ka fare pasqyrë. Ktu nuk ka vend për shumë kritikë pasi që ky problem është tejkaluar me shpikjen e telefonave të mençur me frontcamera.

Pastërtia është faktor tjetër me shumë rëndësi në tualetet e universitetit tonë. Në pyetjen se si e vlerësojnë pastërtinë në tualetet e Universitetit të Prishtinës, të anketuarit tonë janë përgjigjur duke notuar me 1 deri në 10, ku 1 nënkuptonte ‘shumë i pakënaqur’ , kurse 10 nënkuptonte ‘shumë i kënaqur’, studentët kanë vlerësuar tualetet e universitetit tonë me notën 4.12 . Sigurisht nuk është pritur rezultat më i mirë duke parë keramikat e papastruara, plot me gur gëlqeror dhe me mbishkrime si “A <3 E” , “OTR 4 LIFE” apo edhe mbishkrime tejet ofenduese si “Ti që e lexon qeta ma hongsh k**in”.