features-hulumtime

Integriteti akademik në Universitetin e Pejës dhe të Prizrenit
01/12/2020

Integriteti akademik në Universitetin e Pejës dhe të Prizrenit

Pas 3 vjet hulumtim të publikimit shkencor dhe justifikimit të titujve të profesorëve në Universitetin e Prishtinës, vendosëm me e zgjeru hulumtimin edhe te 6 universitetet tjera që u patën hapë në kohë fushate zgjedhore. Ma poshtë mund t’i gjeni të dhanat nga hulumtimi për Universitetin e Pejës dhe të Prizrenit të publikume në muajin shkurt të vitit 2020.

Universiteti i Pejës

Sipas CV-ve që i kanë publiku në faqe të universitetit del se 33 profesorë i kanë publiku veç 23 punime në revista shkencore si autor i parë apo korrespodent. Parameno, as ka nji punim s’paku se kanë. Çka është hala ma keq, 22 profesora nuk e kanë asnji punim shkencor. E për me kanë profesor duhet së paku nji punim me pasë për pozitën profesor asistent, e pesë punime për pozitën ma të naltë, profesor i rregullt.

15 profesorë, pra gati gjysa, kanë publiku 83 punime në revista të dyshimta. Pra gati 4 herë më shumë ka punime në revista të dyshimta sesa në revista të mirëfillta shkencore. Megjithatë ka pak shpresë, siç mund të shihet prej grafikut ka rënie të këtij lloji të publikimit. Përderisa në vitin 2015 janë publiku 28 punime të tilla, në vitin 2018 nuk ka asnjë publikim të tillë.

Sa i përket justifikimit të titujve, prej 33 profesorëve, veç 9 profesorë i justifikojnë titujt akademikë. Kjo do të thotë që veç 30% e profesorëve i kanë punimet e mjaftushme për me i justifiku titujt.

Universiteti i Prizrenit

Pak ma mirë qëndron Universiteti i Prizrenit. Sipas CV-ve që janë të publikume në faqe të universitetit, 56 profesorë i kanë publiku 55 punime si autor i parë apo korrespodent. 31 profesorë apo 55% nuk e kanë publiku asnjë punim në revista shkencore.

37 profesorë në këtë universitet kanë publiku 120 punime në revista të dyshimta. Pra ka rreth dyfish ma shumë publikme në revista të dyshimta sesa në revista të mirëfillta. Edhe në këtë universitet viteve të fundit ka rënie të publikimeve në revista të dyshimta.

Sa i përket justifikimit të titujve, 20 nga 56 profesorë apo 36% nuk i justifikojnë titujt akademikë, pra nuk i kanë punimet e mjaftushme për titullin.

Duhet me pas parasyshë që profesorët mujnë mos me i pasë të përditësume CV-te e tyre, e që ka mundësi që numri i punimeve shkencore në revista të mirëfillta me qenë ma i lartë. Po ashtu profesorët jo gjithmonë e dijnë që janë tu publiku në revista të dyshimta.

Këto të dhëna janë nga raportet “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Pejës” dhe “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Prizrenit”. Këto raporte me detaje për secilin fakultet mundeni me i gjetë në uebfaqen tonë: www.orca-ks.org/publikimet.