Integriteti Akademik në Universitetin “Hasan Prishtina” [korrik 2020]
Erdh koha me tregu për hulumtimin ma t’dashtun që e bojna në ORCA, integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës (UP). Ky hulumtim u publiku si raport kah mesi i 2020 (hulumtimi i 2019), me titullin e plotë “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Prishtinës”, dhe me i ra shkurt gjendja u përmirësu, por nuk është e mirë. Por, detajet janë specialiteti jone, edhe menxi presim me kallzu çka kemi gjetë :D.
Këtë hulumtim ORCA e bon qe tri vjet, prej 2017-s. Duke u inspiru prej trinitisë së shejtë, na vendosëm me bo një analizë tre vjeçare që tregon se si kanë ndryshuar gjanat ndër vite. Sivjet indikatorët kryesore si numri i publikimeve shkencore, numri i publikimve në revista mashtruese dhe justifikimi i titujve, ia kemi i nda në grupmosha, ma të rinj se 40 vjeç, me 40 dhe 50, dhe ma të vjetër se 50 vjeç. Profesorët e rinj qëndrojnë shumë më mirë me integritet akademik. Disa prej këtyre indikatorëve i kemi nda edhe në gjini. Me i ra shkurt, gratë dalin larg ma mirë se burrat gati në të gjitha indikatorë. Kush o ma i forti? Afrime robotja?
“Po detajet bre…”, qe qitash :P.
Në 2019 në UP i kemi evidentu 2024 punime shkencore të publikuara që nga 1988 (punimi i parë), 307 ma shume se 2018 dhe 722 ma shume se 2017. Ky numër është rritë edhe si pasojë e përditësimit të CV-ve, pra ka pasë punime ma herët që s’janë tregu në CV – ku ORCA i ka marrë të dhënat. Sidoqoftë për me tregu impaktin e ORCA-s mjafton me ditë se 25% e krejt publikimeve shkencore në UP – institucion i themeluar në 1969 – janë bo prej që ekziston ORCA. Pra, 3 vjet e fundit 1/4, 47 vjet e tjera 3/4.

186 profesorë nuk kanë asnjë punim shkencor të listuar në CV-të e tyre. 121 prej tyre janë mbi 50 vjet dhe shumica janë në fakultetet: Mjekësi (30), Juridik (21) dhe i Filologji (20). Vetëm 36 (19%) janë gra, ndërkaq 150 (81%) janë burra.
Mesatarja e punimeve shkencore për profesor në UP është 4.26. Duke pasur parasysh që 186 profesorë nuk kanë fare punime shkencore, mesatarja e punimeve për profesor mes atyre që kanë publikuar të paktën një punim do të dilte 7 punime për profesor. Fakulteti me mesataren më të lartë të punimeve për profesor është Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore (FShMN) me 8.89 punime për profesor. Ndërkaq, nga shkencat shoqërore mesataren më të lartë vazhdon ta ketë Fakulteti i Edukimit me 3 punime për profesor. Ndonëse ka pasur rritje në krahasim me vitin 2018, Fakulteti Filozofik për vitin 2019 bie nën Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i fundit me 1.22 punime për profesor. Fakulteti me më së shumti punime shkencore është FSHMN me gjithsej 587. Fakulteti me më së paku punime shkencore është Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS) me gjithsej 22. Profesorët e shkencave shoqërore, për nga numri i publikimeve shkencore mbesin shumë më mbrapa kolegëve të tyre nga shkencat ekzakte. – qiky paragraf u marr prej raportit, qato është i shkrum i tëri n’standard :P.
152 profesorë kanë publiku 532 punime në revista të dyshimta, pak ma shume se evidentimi në 2018. Prej 152, 101 (66%) janë burra, dhe 51 (34%) janë gra. Çka është për mu gzu: në 2019 i kemi evidentu veç 3 punime publikuara në revista të dyshimta.
Edhe në kontaktet e tjera, na në ORCA e kemi kuptu që kërrkush mo nuk po ngulet me publiku në revista të listuara si të dyshimta. Tash, si puna e disa supermenëve që spo i përmendim me emër e dijnë ata vet, profesorët po i gjejnë ca revista të dyshimta, po që po qillojnë të indeksuara në SCOPUS, kur ata po dojnë me publiku. E mandej kur po i përjashton SCOPUS-i, profesorët po thojnë “po n’rregull u kon at’here” – n’rregull, n’rregull, veq kur revista e boton punimin plagjiat, e me gabime skandaloze gjuhësore, pa të përmirësu, ti si profesor duhesh me ditë që diçka so n’rregull.
Sa i përket justifikimit të titujve, pra a kanë profesorët mjaftueshëm punime shkencore për mu thirrë profesor: në vitin 2019, 55% (262 nga 479) e tyre nuk i justifikojnë titujt. Ndonëse ky është një përmirësim nga vitet e kaluara kur përqindja ishte 72% në vitin 2017 dhe 59% në vitin 2018, gjendja mbetet e rëndë. E me ja shti lapsin, profesorët i kanë borxh Universitetit të Prishtinës 724 punime shkencore.

Sa ma i lartë titulli akademik dhe sa ma i vjetër profesori, aq ma shumë nuk e justifikohet titullin. Bile me qillu burrë edhe ma pak. Veq 40% e burrave e justifikojnë titullin, në krahasim me 60% të grave. Profesorët e FShMN-së qëndrojnë mas miri me justifikim të titullit (70%), e ata të FEFS (8%), ma s’dobti.
Personi më i ri në moshë me titullin akademik “profesor i rregullt”, pra që ka kontratë permanente të punës, që nuk e justifikon këtë titull, do të pensionohet në vitin 2040. ehaa.
Me i kuptu informatat për secilin fakultet, për krejt këta indikatorë … “lexone vlla raportin!”.
Universiteti i Prishtinës ndonëse keq i ka punët, është shumë ma mirë sesa universitetet tjera publike, e edhe kolegjet private, sa i përket integritetit akademik të mësimdhënësve. UP është përmirësu shumë nga 2017, e pak prej 2018. Na në ORCA mendojmë që UP mundet me u përmirësu ma shpejt. E në kët përpjekje të UP-së, universitetet e tjera publike qare s’kanë pa vrapu pas saj.