features-hulumtime

Live nga Kafe me Rektorin (foto)
01/07/2019

Live nga Kafe me Rektorin (foto)

Korrespondenti ynë Valon Dervishaj ka pasur fatin të përzgjedhet për kafenë e përmuajshme me Rektorin. Pjesa tjetër e Redaksisë së TD-së ishte e mërzitur që nuk kanë qasje në këto takime të frytshme, dhe vendosëm me intervistu fatlumin.

Ndiqni këtë intervistë të zhvilluar nga redaktori për korrespondenca Indrit Ferati, për takimin e kafeinizuar mes absolventëve dhe Rektorit në Ditën Kombëtare të Selfieve (cit. Universiteti i Prishtinës).

Indrit Ferati: Kemi dëgjuar disa thashetheme nga burime të ndryshme se rektori paraqitet në TV me më shumë kg sesa në realitet. A është e vërtetë?
Valon Dervishaj: Mund të pajtohem pjesërisht me këto thashetheme. Në të vërtetë Rektori shquhet për vitalitetin fizik dhe shëndetin e tij në përgjithësi. Ndoshta kohëve të fundit ka mund të shtojë ndonjë kilogram.. Kjo nuk dukej në fillim pasi Rektori qëndrojke ulur në shilte me dy këmbë në tokë mirepo pas disa momentesh ai vendosi këmbën mbi këmbë dhe iu vërejt pak abdomeni i plotësuar.

IF: Rektori Dema a ka jepur leksione për studentët që dëshirojnë të kandidojnë në zgjedhjet nacionale, pasi ky i fundit ka eksperiencë?
VD: Në asnjë mënyrë! Të gjithë e dijmë të kaluarën politike të Rektorit dhe për këtë të gjithë jemi krenar. Rektori Dema ishte po aq i suksesshëm në politikë sa është edhe në jetën akademike e në drejtim dhe menaxhim të UP-së. Mund të them se ajo përvojë vetëm sa i ka ndihmuar Rektorit në përgatitjen e tij profesionale e akademike. Detyra e tij e kufizon në këtë drejtim…ai duhet të qendrojë larg politikës, gjë që është duke e bërë prej fillimit të mandatit. Përkundrazi, ai bëri një tërheqje taktike do të thoja, kur në diskutim u fut tema e politikës, kryesisht në sferën e partive studentore dhe politizimin e tyre. Kështu që jo.

IF: Me sa sheqera e pinte rektori kafen?
VD: Me gjasë Rektori nuk është ndonjë adhurues i flaktë i kafesë, e aq më pak i atyre kafeve të Bufesë së Biblotekës Kombëtare. Kjo dukej qartë nga mimika e tij pasi e provoi pak kafenë. Në mendjen time diçka m’thojke që Rektori do të preferonte më shumë një gotë verë apo thjesht ishte i kënaqur vetëm me shishen e ujit që e shoqëronte kafenë. Sheqeri ishte brenda kafesë dhe çka na mbeti neve ishte vetëm ta përzienim. Sipas gjykimit tim kafeja përmbante diku tri-katër lugë të vogla sheqer.

IF: A ishte provokativ për rektorin leshi i gjoksit i Afrim Muqiqit?
VD: Rektori foli edhe për absolventiadat pas pyetjeve të studentëve. Ai preferonte më shumë angazhimin e studentëve dhe këshilleve studentore në organizimin e tyre dhe të fotografimeve panoramike (Pano). Diskutimi nuk shkoi deri në detaje të tilla mirëpo u cek mënyra e organizimit dasmor i cili ekziston tani dhe mundësia që në të ardhmen këto të organizohen nga vet Rektorati, duke parë dhe analizuar edhe anën ekonomike të tyre. Po me sa kam dëgjuar Rektori Dema është adhurues i këngëtarit Afrim Muqiqi.

IF: Mos ras’sisht rektori kishte ndonjë plan për zhvillimin e universitetit?
VD: Rektori foli për vazhdimsinë e punës së mirë që po bëhet tash me shumë se dy vjet. Ai u përqendrua në përmirësimin e politikave arsimore afatmesme dhe afatgjata. Nuk dëgjuam për ndonjë projekt të madh për ndryshim rrënjësor në UP, mirëpo Rektori ndjek politika të sigurta në këtë drejtim. Ndryshim po vjen ngadalë por i sigurtë (hahahahha). Pika pika mushet pusi.

IF: Sa pare i kishe jep ti Valon për me u bo rektor?
VD: Jo vetem para, po do të jepja çdo gjë që kam vetëm të bëhem Rektor një ditë.

IF: Gjatë takimit, a kishte ndonjë student që fliste pa i’a jep fjalën rektori?
VD: Edhe pse ai preferonte mënyrën e diskutimit me radhë, duke dëgjuar njëri tjetrin deri në fund, pati disa herë ndërhyrje nga studentët, por edhe nga ana e Rektorit. Kjo lë të kuptohet se Rektori Dema është mjaft i hapur në debat dhe me të mund të debatosh si me një shok. Këtë përshtypje mora atë ditë nga ai.

IF: Qato kafe kush i pagujti wllaqko?
VD: Kafet ishin nga shpija. Mbase ishim konak në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në kampus, nënkuptohet që duhet të paguaj universiteti. Konkretisht këto kafe janë paguar me fondet për aktivitete të Rektoratit.

IF: A kishte dëshirë axhi Marjan të kandidojë për rektor përsëri?
VD: Së pari, ju kisha lutë që Rektorit Dema t’i drejtoheni me ‘Rektor’, ‘Zotri Rektor’, ‘Zotri Dema’ apo më së miri ‘Zotri Rektor Dema’. E sa i përket pyetjes, mund të them se Rektori ndihej mjaft mirë. Ne e njohim atë si njeri ambicioz dhe të etur për të punuar për të mirë e studentëve, gjë që e ka dëshmuar shumë moti.

IF: Prej 1- 10 sa e don rektorin?
VD: Dashuria ime ndaj Rektorit nuk mund të matet me numra apo të përshkruhet me shkronja.