features-hulumtime

Llugë po shkon!
28/04/2022

Llugë po shkon!

Mas shumë peripecish, ORCA e publikoi raportin “Konfuzioni i madh” për me kallxu pse nuk po përputhën aftësitë e fitume në universitet me tregun e punës. ORCA hulumtoi 4 departamente të UP-së për me pa se çfarë hendeku qëndron mes përgatitjes profesionale përgjatë studimeve dhe qasjes në tregun e punës. Përfundimi nuk doli hendek, por humnerë që nuk i shihej fundi.

Të gjetunat kryesore nga hulumtimi tregojnë që pritshmëritë e studentëve për aftësitë që do mësojnë janë në përputhje me rezultatet e të nxënit, por këto nuk arrihen plotësisht në fund të studimeve. Po ashtu, asnjë nga institucionet e përfshira në raport nuk bëjnë matje të vazhdueshme të punësimit të studentëve të diplomuar në fushën e tyre.

Raporti po ashtu thekson se strategjitë zhvillimore të deritashme në Kosovë nuk kanë vizion të qartë e konkret për zhvillimin e venit. Si rrjedhojë, institucionet që lidhen me arsimin e lartë si Agjencia për Akreditim dhe universitetet publike nuk munden të përpilojnë politika të detajuara për programe specifike. Sa kuota po i lejojmë në juridik këtë vit koleg? 2000 a janë boll? Boll janë, shkruje qaty. Kjo është strategjia kombëtare e arsimit të lartë e pasqyrume në një bisedë imagjinare në institucionet tona.