Na ishin një herë dy plagjiatorë…
Kshtu fillojnë shumica e tregimeve në historinë e letërsisë shqiptare. E kshtu fillon edhe tregimi jonë për dy plagjiatorë shumë të dashtun për ORCA-n.
Në nji ditë t’bukur pranvere, ORCA denoncon publikisht profesorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli për plagjiaturë. Në këtë denoncim, ORCA tregon që një punim nga këta dy profesorë, që është përdorë për me u ngrit në pozitë, është i vjedhun nga burime t’ndryshme.
Edhe, studenta t’dashtun, çka ndodhë?
…
Kurgjo hiç.
ORCA del prapë më 1 tetor (jemi të vetëdijshëm për ironinë) në një konferencë tjetër, edhe e dorëzon komplet dosjen në Këshill të Etikës të Universitetit të Prishtinës. Tash topi përnime mbetet në fushën e UP-së. E nëse kemi diçka si organizatë, është durimi.
Mbas gjashtë mujve, studenta t’dashtun, Këshilli i Etikës – me profesorë të ngritun intelektualisht – thotë “hej na s’kemi ekspertizë për plagjiaturë, duhet me gjet dikond”.
Prapë – jena organizatë me tepër durim – edhe i shkrujmë revistës ku është botu ky punim. Mbas 1 jave – se janë njerëz normal që i trajtojnë çështjet si plagjiatura me shumë seriozitet – revista na kthen përgjigje që “kurrqysh s’bon ky punim me konë në revistën tonë, kuku çka paska ndodhë”, edhe e tërheqin punimin. Krejt kjo ndodhë në mars të 2022.
Mbas dy-e-pak muajve, studenta t’dashtun, Këshilli i Etikës merr vendim. Për herë t’parë – sa jemi na n’lojë – Këshilli i Etikës vërteton që një punim është plagjiaturë, dhe që profesorët kanë kry shkelje të rëndë duke shkelë standardet e ndershmërisë akademike. Fjalë tepër t’ronda, a po? Që supozohen me u përcillë me dënime tepër t’ronda, a po?
Jo.
Këtë punim plagjiaturë, Këshilli i Etikës ka thonë që s’bon me përdorë mo për avancim akademik. Shumë gjynah. Po mos u brengosni, se veç o përdorë nji herë.
Tjetra, studenta t’dashtun, nëse e keni pasë andërr me u mentoru prej këtyne profesorave n’tema t’diplomës, duheni me prit 2 ose 3 vjet. Se nuk ju lejohet nji herë.
Kur e pranum këtë vendim i hypëm malit…ose kulmit të Fakultetit Filozofik. Në shenjë proteste, heronjtë e këtij tregimi e lshun një baner teeeeeeeepër t’madh prej kulmit, me ju tregu studentave që profesorët e tyne janë plagjiatorë të konfirmum.
ORCA lypke me i përjashtu këta profesorë prej universitetit – si n’çdo vend normal t’botës. Ose ose minimumi me ja u tërhjek titujt e fitum përmes plagjiaturës. Profesorat lypshin me u anulu vendimi për shkelje procedurale.
E për me na pajtu, Senati i Universitetit të Prishtinës tha “a dini çka, ma s’mirti e kena me bo 1 rregullore që e trajton këtë punë, edhe me kqyrë diqysh me ja bo në t’ardhmen që mos me ndodhë mo”.
Shumë mirë. E ndërkohë?
Profesorat plagjiatorë vazhdojnë me jep mësim, na vazhdojmë me denoncu, e tregimi s’merr fund.
Na ishin një herë dy plagjiatorë në universitet, e shpresojmë s’do jenë mo.