features-hulumtime

Ni raport që tregon shumë!
24/03/2022

Ni raport që tregon shumë!

Në raportin e monitorimit të Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave(NARIC KOSOVA) u bë e ditun se gjatë vitit 2021, janë validuar gjithsej 3263 diploma të fituara brenda Kosovës me qëllim të përdorimit të tyne jashtë vendit për studime apo për të gjetur punë. Nga universitetet publike janë validuar gjithsej 1774 diploma, ndërkaq nga kolegjet private janë validuar gjithsej 1489 diploma.

Masi përmes kësaj Qendreje, në të kalumën është nxjerrë në pah njani prej skandaleve më të mdhaja të arsimit të lartë, zbulimi i rreth 20,000 diplomave të pavlefshme të lshume prej kolegjeve private. Këtë vit Ministria e Arsimit e themeloj ni komision për me i verifiku shkeljet dhe potencialisht me i denoncu shkelësit, (potencialisht se nuk pe dijmë a kanë guxim me bo).