features-hulumtime

ORCA del me rangim të universiteteve publike
22/12/2023

ORCA del me rangim të universiteteve publike

Mas shumë e vjet pune, më në fund ORCA ka arritë me bo nji rangim të universiteteve publike në Kosovë, anipse veç tu u bazu në punime shkencore. Universiteti i Prishtinës ka dalë i pari, ai i Pejës i dyti, i Gjilanit i treti, i Gjakovës i katërti, Mitrovica e Ferizaji ishin si bashkë në venin e 5, dhe Prizreni i fundit. Rangimin e kena ndërtu mbi: numrin total të punimeve shkencore që janë botu nga profesorët në revsita të indeksura në Web of Science apo Scopus; justifikimin e titujve akademik; numrin e punimeve të botuara në revista mashtruese; edhe nja 2-3 sene të tjera që janë të lidhuna me qato. Kismet vitin tjetër kena me dalë me nji platformë që ka me përfshi përveç shkencën, edhe disa sene të tjera t’mira si hapësirat e mjaftueshme, transparencën, numrin edhe llojin e programve studimore, sjelljen e universitetit ndaj studentëve (del diçka interesant) etj.