features-hulumtime

Pare, pare, pare…
19/02/2021

Pare, pare, pare…

Në tetor të vitit 2020, ORCA pati publiku dy raporte për universitetet publike në vendin tonë. Njëri ka të bëj me informimin e studentëve nga ana e universiteteve dhe tjetri me menaxhimin e financave nga po të njëjtat.

Kur jemi tek informimi, universitetet obligohen me i publiku rregulloret, vendimet e informacionet e nevojshme në faqen zyrtare të universitetit. Shumica e universiteteve publike janë përmirësu n’këtë aspekt vitin e fundit, mirëpo shumë prej tyre ende nuk e kanë publiku raportin student/mësimdhënës, rregulloren për studimet e doktoratës, rregulloren për SEMS dhe buxhetin.

Hala s’po lojnë me i prekë në pare edhe s’po e publikojnë raportin student/ mësimdhënës që me na tregu se a i meritojnë përnime gjithë ato pare. Se qysh i menaxhojnë ato financa, ORCA ka tregu përmes një raporti që vetëm për vitin 2019, nga buxheti i përgjithshëm për universitete publike janë nda 53 milionë euro, 65% e të cilave shkojnë vetëm për Universitetin e Prishtinës.

Në hulumtimin e deklaratave të pasurisë të stafit akademik menaxherial të të gjitha universiteteve publike për vitin 2019, ORCA ka gjetur se 159 profesorë me pozita menaxheriale në universitetet publike të Kosovës paguhen mesatarisht 1916 euro në muaj, nga të cilat mbi 696 euro janë shtesa (36% e të ardhurave mujore). E këtu mundet me ju kujtohet ajo fraza ‘t’mbulum n’pare’. Rektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2597 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 1243 Euro janë shtesa; Prorektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2132 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 863 Euro janë shtesa; Dekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2066 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 837 Euro janë shtesa; Prodekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 1798 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 581 Euro janë shtesa. Ndërkohë që kampioni i gjithë kësaj maratone se kush e ka rrogën ma t’naltë është Bajram Kosumi, rektor i Universitetit të Gjilanit, i cili merr 2973 Euro në muaj. D.m.th. njeri i vetëm që mundet me e xhelozu madje edhe vet presidenti sa i përket rrogës që e merr. (Paga e presidentit, është 2,390 euro në muaj.)