features-hulumtime

Ridiplomoni kolegë, ridiplomoni!
19/02/2021

Ridiplomoni kolegë, ridiplomoni!

Çdo vit universitetet private në Shqipëri vazhdojnë me prodhu qindra doktorë shkence, bash si me kon fabrikë. E këta doktorë shkence, mandej synojnë me u bo profesorë në universitete ose kolegje në Kosovë (sidomos ata që janë kosovarë). 

Viteve të fundit, njohja e diplomave nga universitetet ose kolegjet private që vijnë nga Shqipëria, është vështirësu. Kjo për shkak se Qendra për Njohjen e Diplomave (NARIC) në Kosovë i ka zbulu disa parregullsi në këto diploma.

Ka raste kur personave që veç kanë diplomu po iu lejohet me ridiplomu. D.m.th. nëse s’i ka pëlqy veshja ose modeli i flokëve kandidatit/es kur ka diplomu herën e parë, tash e ka shansin me u përmirësu. 

E ty tash me siguri të intereson me dit se qysh bohet një ridiplomim ose për çka mundet me iu dashtë ai nëse veç ka diplomu njëherë?

Mbasi ta kesh marrë diplomën në Shqipëri, nëse don me punu në Kosovë, duhet me shku në NARIC për me t’u kontrollu vlefshmëria e diplomës, pra kjo qendër e vërteton me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, nëse ti përnjëmend i ki kry studimet në një kolegj ose universitet, i cili i ka plotësu kushtet për me jep mësim.

Nëse një institucion arsimor ose një program studimi nuk është i akreditum, atëherë diploma jote nuk mundet me u njoftë si e vlefshme. Mirëpo shumë studentë, këtë e kuptojnë vetëm kur iu duhet me e nostrifiku diplomën në NARIC (kur don me dal jashtë vendit).

Tash, nëse programi ose institucioni nuk ka pasë akreditim ose çfarëdo problemi tjetër, Ministria e Arsimit në Shqipëri po thonë që nuk marrin përgjegjësi për diploma të tilla. E kur shteti në të cilin janë kry këto studime nuk e njeh atë diplomë, qysh me e njoftë një shtet tjetër? 

Disa persona, pasi po shkojnë me ridiplomu në Shqipëri, kryesisht me ndërru datën e diplomimit, po vijnë në NARIC në Kosovë edhe po kërkojnë me ua njoftë diplomën e njëjtë të cilën herën e parë nuk ua kanë njoftë.

Kjo është sikur me mendu që zyrtarëve të kësaj qendre, herën e parë kur ki apliku për njohje e që t’kanë jep vendim negativ, nuk i paska pëlqy data në të cilën ki diplomu se jo që ki pas ndonjë problem tjetër. Po provoni kolegë, prapë provoni çka me ju thonë?!