Bon plagjiaturë, fito lehtësim të punës
Me këtë ofertë, Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës e ka filluar verën e vitit 2022. Pas denoncimit për plagjiaturë nga ORCA në dy raste të ndara për total 7 profesorë të UP-së, Këshilli i Etikës ka vendosë që – PO, ka plagjiaturë, dhe që për këtë krim t’randë akademik, këta profesorë kanë me u dënu, randë. S’ju lejohet mentorimi i temave të diplomave. Ummm, faleminderit shumë? E fitova një titull ma t’naltë akademik me këtë punim plagjiaturë, edhe le që nuk po dënohna, po edhe po ma lehtësoni punën. I ftojmë të gjithë profesorët në Kosovë që të bëjnë plagjiaturë në publikime shkencore, të marrin tituj ma t’naltë, rroga ma t’nalta, edhe detyra akademike ma pak. Kurrkush s’ju ndalë. Përpos ORCA-s. 😉