kronika e zezë

Deshi plagjiatori Ilir Tolaj të bëhet rektor
20/12/2022

Deshi plagjiatori Ilir Tolaj të bëhet rektor

Kosova osht vend i mundësive. E si e tillë, shpeshherë, të shkakton deluzione. Mbasi që u shkarku 1 rektor – i pranueshëm dhe ok – pa pikë arsyeje, çohen njerëz të papranueshëm dhe jo ok me kandidu për rektor. Njani prej tyne, përtej një prapavije të bujshme, kishte edhe plagjiaturë. Dhe jo çfaredo – plagjiaturë në doktoratë. Shumicën e hyrjes/shqyrtimit t’literaturës, edhe 99% t’referencave, Ilir Tolaj, i ka marrë prej 1 punimi të autorëve t’huj. Doktorata e mbrojtun n’2004 në institucionin e lavdishëm arsimor – UP-në, osht e vjedhun prej 1 punimi t’2000-ës. Për këtë, profesori n’fjalë ka thonë që “Mund të ketë lëshim në citimin e të gjitha burimeve, kjo sepse në kohën kur është punuar gjërave te tilla nuk u është kushtuar vëmendja e nivelit të tashëm.” Po vrehet që si keni kushtu vëmendje.