Deshi Zenuni te bëhej Rektor!
Në konkursin e zgjedhjes së rektorit të ri të UP-së në korrik të këtij viti, zbuluam edhe nji njeri ambicioz e avanturist të quajtun Zenun Halili.
Pas bamjes publike të kandidaturës së Halilit, na vendosëm me i analizu kredencialet e tij akademike dhe etike, e na doli si vijon:
- Zenun Halili kishte fillu punën në UP në vitin 2003, ndërsa ishte avancu në pozitën e profesorit të asocuar në vitin 2011, pozitë për të cilën i janë dashur 3 punime shkencore në revista ndërkombëtare të cilat atëbotë nuk i kishte.
- Në CV-në e tij të përditësume në faqen e UP-së më 7 korrik të këtij viti, ishte evidentu se deri në vitin 2018 Zenun Halili nuk ka pasë asnjë punim shkencor të publikum në revista kredibile ndërkombëtare.
- Ndërkohë, mediet tashmë kishin raportu se Zenun Halili ka qenë kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014, gja që nuk e kishte mohuar as vet Halili.
Fikja e shpresës së “avanturierit” Halili
Zenun Halili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues me qëllim të kandidimit për rektor të UP-së, ky veprim “i matur” i tij i kushtoi me diskualifikim të kandidaturës për rektor, meqë Komisioni Profesional për Propozimin e Listës së Kandidatëve për Rektor në UP konstatoi se kandidimi i zt. Halili përbën shkelje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionin Publik, ngase ai nuk kishte të drejtë ligjore të emërohet në pozita udhëheqëse në institucionin të cilin e ka mbikëqyrur më parë. Mësohet se në përgjigjen me shkrim ndër të tjera Komisioni i kishte thënë: jo s’të dua Zenun avanturist.
Shpresojmë që aventurat e “Tom Halilit” të mbesin mesazhe të qarta për persona dhe grupe të interesit me ambicie të shfrenuara në shoqninë tonë.