Dyshime për keqpërdorime në UP
Po bëhen afro 9 muaj qëkur ish anëtarja e Këshillit Drejtues të Universiteti “Hasan Prishina” znj. Laura Kryeziu – Selimi i ishte drejtu me një letër përgjegjësve të këtij institucioni duke i listu një sër shkeljesh administrative e financiare në UP. Dështimi i konkurseve administrative, dështimi i realizimit të projekteve/investimeve kapitale dhe mosrespektimi i procedurave të prokurorimit, dyshime mbi të hyrat personale, keqtrajtim të buxhetit, dyshime mbi ligjshmërinë e pozitës aktuale të Sekratarit të Përgjithshëm të UP-së, të gjitha këto të listume dhe argumentume në letrën e znj. Kryeziu – Selimi. Shpresojmë që menaxhmenti i ri ka me fillu me u marr me adresimin e këtyre denoncimeve dhe mos të e keqinterpretojnë autonominë e këtij institucioni, si e drejtë për mos llogaridhënie, sepse autonomi për me bo keqpërdorime nuk gëzon dhe nuk duhet të gëzojë askush në Kosovë.