kronika e zezë

Ëndërrimtarët e Universitetit
01/12/2019

Ëndërrimtarët e Universitetit

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj dhe profesoresha e po te njëjtit fakultet, Sevdije Alshiqi së fundmi po shohin ëndrra të shpeshta me avancime akademike. Këta dy profesorë, i kemi nxjerrë nga gjumi i thellë plot me ëndrra, përmes një aksioni të demaskimit të një reviste mashtruese, përmes së cilës revistë, profesorët në fjalë ëndërronin të avancoheshin.

Ne kemi dërguar një punim pa asnjë vlerë shkencore, me autorësi të një personi imagjinar, Andrra Qielli, nga universiteti imagjinar Triumph University në Tiranë dhe revista ‘International Journal of Research in Business and Social Science’ përveç që nuk hezitoi ta botonte punimin menjëherë, ajo gjithashtu manipuloi datat e dërgimit të punimit, duke pretenduar se punimi është dërguar më herët se data reale, e gjitha kjo për vlerën 110 €.

Ne shpresojmë që Senati i Universitetit të Prishtinës të marrë masa menjëherë, duke e futur këtë revistë në listën e revistave mashtruese, ngase të dy profesorët e përmendur kanë marrë rekomandim për avancim në gradat e tyre akademike.

Gjumë të ëmbël, në ëndërrimet tjera…