kronika e zezë

Fakulteti i Arteve me ligjërues të akuzum për përdhunime
01/12/2020

Fakulteti i Arteve me ligjërues të akuzum për përdhunime

Kur krejt ne ishim në karantinë, disa profesorë dhe studentë të Regjisë së Filmit në Fakultetin e Arteve erdhën me një ide briliante, atë të “Festivali Online i Filmit”.  Në këtë festival u ftu për me mbajt nji masterclass regjisori Paul Haggis. Ky regjisor tash e tre vite po përballet me akuza për ngacmime seksuale dhe përdhunime, po ky fakt nuk e pengoi Fakultetin e Arteve që me nderu me një ftesë për ligjëratë me studentë regjisorin në fjalë.

Përveç tjerash, për këtë festival të filmit ka pasur dezinformata nga profesorët dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të cilët deklaruan se ky Fakultet prodhon 50 filma në vit, kurse Fakulteti i Arteve mezi prodhon 20 filma në vit. Po ashtu, dita e parë e festivalit nuk mundet me u gjet në faqe të fakultetit në rrjete sociale, sepse postimet janë fshi nga Facebook-u për shkak se nji pjesë e madhe e festivalit ishte plagjiaturë.