Kampusi universitar, Univers i PDK-së
Në një tubim të PDK-së në kampusin Universitar në Prishtinë, Kadri Veseli kryetar i kësaj partie ka zyrtarizu kandidaturën e Uran Ismajlit për kryetar të Prishtinës.
“Nuk kam parë njeri që e dëshiron më shumë qytetin e vet se Uran Ismaili. Urani e do Prishtinën me zemër…” kishte thënë Kadri Veseli në tubim. Por, ka edhe diçka që kjo parti e do me më shumë zemër, Universitetin e Prishtinës (nëse keni dilema për këtë shihni numrin e kaluar të Tempullit të Dijes fq.10).
Ne e kemi parasysh që krerët e PDK-së janë vazhdimisht t’etur për dije, veçse i lusim që përmbushjen e këtij qëllimi ta realizojnë nga distanca, e jo duke qëndru fizikisht në hapësirat universitare.
Përveç kësaj, këtu është edhe nji problem tjetër, kush ua ka dhënë lejen për shfrytëzim të kësaj hapësire, personave të cilët realizojnë fiskulltura partiake aty? Ne e lusim Universitetin që para se t’i jap lejet për shfrytëzim të hapësirave universitare, t’i shqyrtojë mirë dobitë që kishin mujt me i sjellë këto aktivitete Universitetit dhe shoqërisë.
Deri në tubimin tjetër, shnet…