kronika e zezë

Këshilli Shtetëror i Konflikteve
19/01/2021

Këshilli Shtetëror i Konflikteve

Dyshimet për manipulim e dallavere në akreditimin e disa drejtimeve (programeve) të kolegjeve private, nxorën në pah çarjen mes anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjenci të Akreditimit. Prej janarit 2020, lufta mes tyre po vazhdon, herën e fundit këta kundërshtarë të përbetum u përplasën në Komisionin parlamentar për Arsim. Kryetari Gazmend Luboteni me nënkryetaren Vjollca Krasniqi i akuzonin 2 prej anëtarëve vendorë, Rozafa Koliqi dhe Dukagjin Zekën, se janë të jashtëligjshëm, andaj edhe nuk frikësoheshin prej akuzave të cilat edhe kishin përfundu në adresë të Prokurorisë. Për të gjitha akuzat për keqpërdorim e keqmenaxhim, kryetari e nënkryetarja nuk dhanë përgjigje, e që sipas deputetit, Shpejtim Bulliqi kjo nënkuptonte pranim i fajit. Deputetët u mundun me i pajtu antëtarët e KShC-së por pa sukses, meqenëse dukej se ata veçse kishin heq dorë nga vetja dhe njëri-tjetri. Pas katër orësh akuza mes njëri-tjetrit, komisioni vendosi që t’i thërras përsëri në një mbledhje tjetër, pasi të qetësoheshin dhe të përgjigjeshin në pyetjet e deputetëve. Por kjo mbledhje e dytë nuk arriti të mbahej asnjëherë sepse qeveria veçse kishte ra në mars të vitit te kaluar, e qeveria e re nuk arriti me u votu deri në qershor. Por mandej edhe Komisioni u ndërru pak në përbërje, edhe e kapën derte tjera!