kronika e zezë

Kosova dhe Shqipëria përveç tjerash kanë të përbashkët edhe paaftësinë për të bërë shkencë të mirëfilltë.
01/07/2019

Kosova dhe Shqipëria përveç tjerash kanë të përbashkët edhe paaftësinë për të bërë shkencë të mirëfilltë.

Një studim i bërë nga “Nature” (International journal of science) dëshmon se Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë më së dobëti në rajon sa i përket publikimit të punimeve shkencore.

Referuar të gjeturave të kësaj reviste rezulton se Shqipëria ka më pak se një publikim shkencor për dhjetëmijë banor, Kosova qëndron pak më mirë, por, jo me ndonjë dallim signifikant, sepse krahasuar me rajonin Mali i Zi ka sa dyfishi i Kosovës, ose pak ma shumë se Shqipëria e Kosova bashkë, e mos të flasim për Islandën e cila me 300 mijë banorë, ka 10-fishin e Kosovës.

Kjo paraqet më së miri dështimin tonë për të bërë shkencë, natyrisht që kjo paraqet deformimin e sistemit të arsimit që na ka përcjellë me vite, korrupsioni, nepotizmi, jo profesionalizmi, mungesa e meritokracisë, drejtësisë e barazisë, padyshim që shkaktojnë gjendjen që jemi sot në fushën shkencore dhe jo vetëm.