kronika e zezë

Ma lehtë me hap ni kolegj privat sesa ni market!
27/04/2022

Ma lehtë me hap ni kolegj privat sesa ni market!

Kolegjet private janë dëmtuesit më të mëdhenj të cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë. Mas 5 vitesh monitorim të vazhdueshëm të Agjencisë së Akreditimit, Qendrës për njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të Arsimit të Lartë në Kosovë, ORCA me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor, por jo i vetëm, i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së Arsimit të Lartë janë kolegjet private.

 Kolegjet private në Kosovë janë biznese, dhe kjo nuk është ni shprehje metaforike, por ni e vërtetë administrative. Imagjinoni, kolegjet private dhe marketet në Kosovë, regjistrohen njejtë, si biznese profitabile. Tregtari dhe edukatori të regjistruar nën statusin e njejtë, atë të organizatës fitimprurëse. Kur profiti është motivi kryesor, aty cilësi nuk ka. Për këtë arsye, sot në Kosovë, shpërputhja e aftësive që fitojnë studentët në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë me nevojat e tregut, është diskrepante dhe ni problem ekonomik e social që po krijon pasoja serioze. Kolegjet private janë thjesht dhe vetëm diplomore, ku shumica shkojnë sa për ta marrë ni diplomë. Institucionet kontrolluese e ligjzbatuese në Kosovë e shohin këtë proces sikur të ishte duke ndodhur në ndoni kontinent tjetër. Deri në hapjen e bizneseve tjera mirupafshim!