kronika e zezë

Ndërhyrjeve të ish-Ambasadorit Gjerman Christian Heldt në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (në rast se keni harru)
01/12/2020

Ndërhyrjeve të ish-Ambasadorit Gjerman Christian Heldt në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (në rast se keni harru)

Për gati gjysmë viti në-atë-kohë Ambasadori Christian Heldt kishte ushtru presion sistematik mbi Agjencinë Kosovare të Akreditmit me qëllim t’përshpejtimit të akreditimit të disa programeve të Kolegjit “Heimerer”.

Ai përmes një emaili (FOTO) që dukej sikur vinte nga zëdhënësi i Kolegjit Heimerer e jo nga ambasadori i shtetit ma të fuqishëm në Evropë, i drejtohej kryetarit të bordit të Agjencisë prof. Gazmend Luboteni ku me mirësjelljen prej diplomati i theksonte dhe kërkonte gjëra përmes të cilave ia përcaktonte afatet dhe mënyrën e punës së Agjencisë. Por, edhe me korrektësinë politike të përmbledhun në ni paragraf ku shkruante se kjo kurresesi nuk mund të paraqiste një ndërhyrje në procesin e vendosjes meritore nga ana e Agjencisë, ajo përbënte një ndërhyrje flagrante në independencën e institucionit.

Meqë emailat në foto e shpjegojnë krejt ecurinë e kujdesit të shtum të ambasadorit kundrejt kolegjit, atëherë ju ftojmë ta bëni një ushtrim të thjeshtë: shihni emailin e ambasadorit Heldt dhe mbulojeni pjesë e emrit të tij me dorë. Pastaj imagjinoni emrin e një politikani kosovar në vend të tij dhe mendoni si do të kishit reaguar po të ishte shkruar nga një politikan kosovar.

Pavarsisht gjithë këtij presioni, anëtarët e bordit të Agjencisë kishin shqyrtu 3 programe të Kolegjit Heimerer ku vetëm një program u miratua. Kjo pastaj provokoi presionin përfundimtar nga ish kryeministri Haradinaj, i cili më 30 janar 2020 tentoi të bënte ndërhyrjen e tij të fundit nga seria e ndërhyrjeve që Kosovën e përjashtuan nga EQAR dhe ENQA. Kjo letër ishte thirrja e fundit e deshpërimit nga koalicioni i ndërhyrjeve Christian Heldt – ish Qeveria e Kosovës.

Ky denoncim duhet t’jetë shpallje e fitores së përpjekjeve të shoqnisë sonë për t’u çliru nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike e diplomatike në institucionet tona të pavarura.

Është detyrë e secilit prej nesh si qytetar i Republikës, që ta themi të vërtetën çdo herë dhe ndaj çdo kujt sepse siç na mësonte filozofi antik Aristoteli: “Askujt nuk i lejohet të ofendohet nga e vërteta”.