kronika e zezë

*Nuk jena konë të pregadit se jo që s’dijna*
06/12/2023

*Nuk jena konë të pregadit se jo që s’dijna*

– E kena nxonë venin e 79 nga 80 në arsim. Sipas testit PISA 2022, del që nxansat e shkollave të mesme në Kosovë nuk dijnë as lexim, as matematikë, as shkencë. Na në ORCA njiher kem të shqetësum, e ja nisëm me diskutu mos testuesit e PISA 2022 kenë prej Serbisë, por kur e pamë që EdGuard e kish bo nji hulumtim që tha pak a shumë që ‘nuk jena konë të pregadit prandaj kena dështu’, e kuptuam sigurtë që faji është komplet te na. Neve na vjen keq kur organizata nga shoqnia civile Kosovare janë qikaq të budallme, edhe për këtë publik i dashur ju kërkokjmë falje. Kthehmi te PISA. Arsyeja pse jena në fund të pusit, e nuk krahasohemi as me Ukraine e Palestinë, është se kemi pasë shkolla tepër të dobëta, me msusa edhe ma të dobët. Asnjiherë në histori të Kosovës nuk është kushtëzu ngritja e rrogave të msusave me ngritje të performancës. Ndërtimi dhe pajisje e shkollave ka qenë një prej aktiviteteve ku ma së shumti është keqpërdorë parja publike. Hallall jau kishim bo krejt qato që i kanë vjedhë veç të kishim dalë që jena dikun ngat Bullgarisë a Turqisë a.