Nuk na rrokë matematikën
Mas keqti kena dalë në matematikë. 85% e nxansave 15 vjeçarë kosovarë nuk dijnë me interpretu edhe me udhëzime direkte se si një situatë e thjeshtë mund të paraqitet matematikisht. P.sh. nuk dijnë me e kalkulu distancën në dy rrugëve të ndryshme, ose nuk dijnë me konvertu prej Euro në Dollar e qisi. Matematika është një prej matësve kryesor se çfarë fuqie punëtore ki me pasë në të ardhmen. A ki me pasë inxhinier, arkitekt, programer, mjek e avokatë të aftë, apo njerz që punojnë pastrues në spitale a murator në baushtella të Gjermanisë?