Operacioni “Vreshtat” i njësitit special të ORCA-s, zë duke kontrabanduar punime të rrejshme shkencore profesorët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.
ORCA dhe bashkëpunëtorët e saj kanë nisur një operacion për demaskim të revistave të dyshimta që formalisht i plotësojnë rregullat. Operacioni “Vreshtat” arriti të demaskonte revistën International Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research në të cilën kemi dërgu një punim pa asnjë vlerë shkencore me autor Rrush Kalaveshin, nga Universiteti inekzistent i Ranillukut, punim i cili është publiku.
Në mesin e “kontrabanduesve” është Ilir Shehu, profesori i cili nuk u mjaftu me skandalin në të cilin tashmë është përfshi. Ai i ka dërgu një email revistës duke paraqitë veten si prodekan pa qenë i tillë sipas veb faqes së UP-së. Ai në vend se t’i shkrunte revistës për t’i kërku llogari për mashtrimin është mundu me fshehë rastin duke e shantazhu atë e duke i kërku që punimin e Rrush Kalaveshit ta heq nga faqja e vet dhe madje duke kërku fletpagesën bankare për ta kuptu se kush fshihet pas këtij shkrimi.
Me një anglishte të tmerrshme përplot me gabime, gjë e cila ngritë edhe çështjen se si ky person ka publiku deri tash, ai i jep ultimatum revistës mashtruese që ta heq punimin e Dr. Kalaveshit ashtu që UP ti kthehet paqes artificiale të mashtrimeve e dallavereve.