ORCA me “thupër” kujdestaron integritetin akademik (kush s’e lavdon veten ju kalltë shpija)
Njësiti special i ORCA-s përmes operacionit “Vneshtat” arriti demaskonte revistën mashtruese Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research, duke dërguar një punim pa përmbajtje shkencore, me autor Rrush Kalaveshi. Punimi u botua.
Pas publikimit të këtij skandali nga ORCA, profesori Ilir Shala është munduar që ta fsheh rastin duke i kërkuar revistës që punimin e Rrush Kalaveshit ta heq nga faqja e vet dhe duke kërkuar fletëpagesën bankare për ta kuptuar se kush fshihet pas këtij shkrimi.
Ai u paraqit si prodekan pa qenë i tillë.
Intervenimi i njësitit special doli të jetë shumë i suksesshëm, pasi që Këshilli i Etikes ka marrë vendim për shqiptimin e masës “vërejtje me shkrim” për profesor asistent Ilir Shehu, pasi ka aprovuar denoncimin e ORCA-s të bërë me 14 shtator 2018.
Siç është konstatuar edhe në vendimin e Këshillit të Etikës me numër 2/178 i datës 23 korrik 2019, pas denoncimit nga ORCA të revistës “International Journal of Pharmaceutical Sciences Review” për praktikat mashtruese pasi kjo revistë botoi punim e autorit fiktiv Rrush Kalaveshi, Senati e futi këtë revistë në listën e revistave të dyshimta.
Urojmë që kjo vjeshtë të jetë bereqetshme për vreshtarët sikur se për Universitetin!