Organizatat “studentore”
Organizatat “studentore”
Për to më së shumti dëgjon në kohë të zgjedhjeve studentore. Në vend se me prezantu program, japin premtime qesharake të pa-arritshme. Do thonë gjithcka për të marrë vota. Qe ni premtim interesant i organizatës Reforma. Përfaqësuesi i saj u dërgon studentëve mesazh në facebook, u premton angazhim për akreditim të një programi Master, pavarësisht që Universiteti nuk ka kuadro për një program të tillë dhe pavarësisht që kjo nuk varet fare nga studentët por është çështje e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Sa i shfrytëzojnë organizatat studentore mekanizmat e përfaqësimit në Universitet?
Format ekstremiste të organizatave studentore
Kanë qenë të përfshimë në afera korruptive. Në gjykimin e 12 personave, në mesin e tyrë studentë pjesëtarë të organizatave studentore, u dënuan për ryshfet dhe ushtrim ndikimi për pranim dhe kryerje të provimeve.
Kallxo.com ka raportu për rastin e përfshirjes së studentëve të organizatave studentore në afera të rënda korruptive në UP. Nga SMS-të e tyre mund t’ju vijë gërrdi, por para se gjithash është mirë t’i kini parasysh kur vendosni të angazhoheni në to.
“Mirëmbrëma Esat, unë nesër kam provim, desha të tregoj nëse ke harruar”, ishte SMS i parë që u lexua nga Gërguri e që u pasua me SMS-në në vazhdim, “Mirëmëngjesi Valbona, e gjeta një qikë me hi ne provim kështu ti mundesh mos me ardhë hiç, ajo e din mirë këtë provim veç qomi të dhënat tani pas provimit të kallëzoj qysh ka shkuar puna”.

“Esat këtina Istogut 5000 ja lypa nuk ka ba ankesë këqyr me Mujen direkt, paret i kemi te sigurta. Këqyr burr se 5 copa janë”
Dy protagonistët më të rëndësishëm të kësaj aktakuze ishin Esat Belaj, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Arian Janova në Fakultetin Filozofik, të dy figura të rëndësishme të organizatave studentore të para vitit 2012. Megjithatë për shkak të neglizhencës së gjyqësorit, ata nuk morën asnjëherë dënim të formës së prerë.
Format e moderuara të organizatave studentore
Afatet shtesë të provimeve
Edhe pse afatet shtesë janë në shkelje të statutit, i cili parasheh vetëm tri afate të rregullta, organizatat studentore janë mjaft të zëshme kur rrezikohet largimi i këtyre afateve apo zvogëlimi i numrit të provimeve që mund të paraqiten.

Party, party, let’s go party!
Organizatat studentore janë të njohura për organizimin e ndejave, e sidomos në kohën e zgjedhjeve studentore.
