kronika e zezë

Plagjiatori n’fakultet, aktivistat n’stacion t’policisë
18/12/2022

Plagjiatori n’fakultet, aktivistat n’stacion t’policisë

Ndërkohë që një plagjiator ligjëronte para studentave t’tij jo-kritik, aktivistat e ORCA-s hynë n’sallë edhe e penguan këtë orë mësimi. Tash, disa munden me thonë (edhe e kanë thonë) që ora e mësimit osht e shejtë edhe as nazistat nuk e kanë ndalë najherë, po për neve një plagjiator edhe ligjërimi i tij nuk munden me kon t’shejta. Kshtu që, e pengum fizikisht këtë orë – me zile e me filikaqa, derisa na arrestun. Nëse keni harru: në qershor të këtij viti u shpallën plagjiatorë Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati. Masat ndëshkimore nga Këshilli i Etikës ishin qesharake, mos mentorim i temave të diplomës nga ana e plagjiatorëve. Ndërsa më 14 nëntor, për aksionin protestues kundër plagjiatorëve, aktivistët Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha u intervistuan nga Policia e Kosovës si të dyshuar për veprën penale Pengim i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, që dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vite, kur në fakt nuk u pengua personi zyrtar, por plagjiatori zyrtar – Bujar Dugolli. Po, siç e dini, ne në ORCA nuk e kemi ndërmend të ndalemi as të zmbrapsemi deri sa plagjiatorët të mbesin jashtë institucioneve të arsimit në Kosovë. Plagjiatura nuk do të kalojë dhe rezistenca ndaj mashtruesve vetëm sa do të rritet!