Privatet lëshojnë diploma të pavlefshme
Disa institucione të arsimit të lartë në Kosovë kanë kryer shkelje të rënda ligjore duke mos dorëzuar regjistrat e të dhënave të studentëve të tyre në MAShT. Kjo do të thotë se këto institucione kanë regjistruat studentë përgjatë kohës që nuk kanë qenë të akredituar ose kanë regjistruar studentë përtej numrit të lejuar, bazuar në vendimet e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Mijëra studentë të cilët kanë ndjekur studimet në këto institucione mund të jenë pre e këtij mashtrimi. Kësisoj, diplomat e marra nga këto institucione nuk kanë bazë për t’u njohur në Kosovë apo jashtë saj.