kronika e zezë

Rexhep Maqedonci: “Studentët që ankohen për ngacmim seksual janë të poshtër”
01/07/2019

Rexhep Maqedonci: “Studentët që ankohen për ngacmim seksual janë të poshtër”

Prokurori Rexhep Maqedonci në deklaratën e tij të publikume me datën 25 mars 2019 në Kallxo.com, akuzon ashpër studenten e cila paditi profesorin Milaim Sejdini për ngacmim seksual, ai tha se “këta student janë të poshtër”.

Prokurori Rexhep Maqedonci, në vend se të inicoj hetime të pavarura dhe objektive në rastin e raportimit të ngacmimit seksual, ka vendos me fajësu viktimën, duke ndiku kështu direkt në mbarëvajtjen e hetimit si dhe duke u mundu me frikësu e shantazhu viktimën e ngacmimit seksual.

Marrë parasysh ecurinë e këtij rasti shoqëria civile përmes nje letre ka kërku shkarkimin e këtij prokurori nga rasti në fjalë për arsye të anshmërisë me palën e akuzuar dhe trajtimit jo të denjë të viktimës në fjalë. Paragjykimet e prokurorit në fjalë e privojnë nga kërkimi i drejtësisë secilën viktimë të ngacmimit seksual ndërsa inkurajon ngacmuesit e tjerë potencial, të vazhdojnë me ngacmimet e tyre.

Pas krejt këtij presioni publik Prokurori Rexhep Maqedonci u largu nga hetimi i rastit.