kronika e zezë

Sabotimet e paarsyeshme të Këshillit Drejtues të UP-së
19/01/2021

Sabotimet e paarsyeshme të Këshillit Drejtues të UP-së

Në mbledhjen e 1 tetorit 2020 kur ishte parapa me u aprovu propozimi i rektorit për prorektorë, Këshilli Drejtues kishte miratu vetëm një prorektor, profesor Mimoza Ibrani, ndërkaq pa asnjë arsyetim kishte shty votimin për propozimet tjera të rektorit. Tutje, në mbledhjen e dytë të këtij organi më 14 tetor 2020, janë votu edhe tre prorektorë të tjerë të propozum që në fillim nga rektori i UP-së. Megjithatë, zvarritja e këtij procesi ka vazhdu meqë Këshilli Drejtues përsëri nuk e kishte votu propozimin për pozitën e Prorektorit për Zhvillim te Cilësisë, edhe kësaj radhe pas asnjë arsyetim.

Na i kemi hulumtu të gjithë prorektorët e propozum nga rektori Sahiti, dhe ata i kanë përmbush kriteret formale sa i përket numrit të punimeve shkencore t’nevojshme për titujt përkatës akademikë. Por, si duket Këshilli Drejtues ka kritere tjera për aprovime apo refuzime të ktyne pozitave, andaj i lusim që të paktën t’i bëj të dituna këto kritere për publikun. Krejt këto veprime përbëjnë shkelje të së drejtës së rektorit për përzgjedhjen e ekipit të tij dhe tentativë për ndërhyrje në menaxhment të UP-së nga ana e organit ma të lartë udhëheqës të UP-së. Ndërkaq, kujtojmë se vonesa të tilla të panevojshme kishte edhe në procesin e zgjedhjes së Rektorit të UP-së.