kronika e zezë

Senati i UP-së konfirmon Këshillin e Etikës – i shpallë plagjiatorë Dugollin e Kastratin
31/01/2023

Senati i UP-së konfirmon Këshillin e Etikës – i shpallë plagjiatorë Dugollin e Kastratin

Edhe një hap në luftën kundër plagjiaturës. Në mbledhjen e djeshme të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë prof. Dr. Bujar Dugollin dhe prof. Ass. Ardian Kastratin. Tashmë gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës.