Supermenat
Hajgare bonem, se s’kem mu ndal kurrë ty shkrujt për Supermena, poget. Në 1 hulumtim t’lehtë të deklarimeve të pasunisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ku i kanë deklaru të ardhunat e tyne stafi në pozita drejtuese/menaxhuese në universitete publike, hasëm në supermenat tonë të dashtun.
N’fillim kur kena hulumtu për ta, jena brengosë që kanë publiku qaq shumë punime në revista mashtruse (që t’marrin pare për me publiku); mendojshim që supermenat tonë kanë mbet pa pare, po jo.
Kryesupermeni, dekani Ahmet Shala, ka deklaru në AKK që nga Universiteti i Prishtinës i ka marrë 40,414.09 euro në vitin 2018 (neto). Të konvertume në pagë mujore, kjo shumë del 3367 euro në muj. Kjo pagë mujore është më e madhe se e vet rektorit, e të gjithë profesorëve të tjerë. Kjo pagë është po ashtu më e madhe se e Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ndoshta duhet me na bo një trajnim supermenat bashkë me Loredanën, për qysh me bo pare.