kronika e zezë

SUPERMENËT” SPECIE NE ZHDUKJE
01/07/2019

SUPERMENËT” SPECIE NE ZHDUKJE

ORCA vitin e kaluar ka denoncu 8 profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilët janë avancu në titullin e profesorit të rregullt, titullin ma t’lartë akademik në vendin tonë.

ORCA pati argumentu se punimet që janë marrë parasysh për avancimin e tyre nuk janë të publikume në revista kredibile pasi të 8 profesorët kishin publiku nga 7 deri në 19 punime brenda nji periudhe 1 vjeçare e gjysmë.

Më 6 korrik 2018 ORCA si gjithë tu mos i lan rahat supermenat, ka zhvilluar komunikimin e parë me SCOPUS ku ka paraqit  dyshimet për revistat në të cilat kanë publiku supermenat, duke dërguar analizën e bërë edhe me ndihmën e ekspertit Beall.

Më 23 korrik 2018, Senati avancon 8 profesorët e rregullt të denoncuar nga ORCA. Ndërsa më  13 gusht 2018 SCOPUS njofton ORCA-n se revistat zyrtarisht dhe formalisht janë futur në rivlerësim.

Për me jau hjek ngjyrën supermenave, platforma SCOPUS më 23 prill 2019 e njofton ORCA-n se revistat nuk janë më pjesë e indeksimit për vitin 2019 e tutje.

Vlerësimi i Scopus për marrjen e vendimit për t’i hequr nga lista për vitin 2019 këto dy revista shkencore është mbështetur në vlerësimin për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017/2018, kur edhe kanë publikuar e kur janë avancuar 8 profesorët e FIM.

Tash prej krejt ksaj pe dim qe 8 profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike janë avancu në mënyrë jomeritore në titullin profesor të rregullt me çka kanë fitu kontratë të përhershme.

Po doket që hera e fundit që po shkrujmë për Supermenat e FIM.