mendoj

Çështjet estetike universitare
18/07/2022

Çështjet estetike universitare

Po filloj të shkruaj për estetikën e Universiteteve në Kosovë. Por, para se të filloj të shkruaj për këtë temë po e cekë se estetika përcakton shumëçka duke filluar nga estetika e objekteve, estetika e gjykimit, qëndrimit, estetika e përcakton edhe përvojën dhe vlerën, shumë filozof thonë se estetika shpeshherë merr kuptimin e të bukurës…

Edhe në Universitete estetika kërkon qartësisht vëmendje të madhe sepse luan një rol të rëndësishëm po në atë pikë ku qëndron vet edukimi i Universitetit. Mendoj se të ketë estetikë një Universitet, përmirëson dhe forcon në mënyrë aktive edukimin efektiv.

Një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen Universitetet për ta bërë arsimin e lartë më efektiv është të bëhet edhe një arsim i vërtetë “bukurie”, pra estetika është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm, për matjen e fuqisë së përgjithshme të një universiteti.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto mund të them se estetika është një çështje e nevojshme për të gjithë dhe gjithçka. Pasi që qenka e nevojshme për të gjithë dhe gjithçka, më vjen të pyes se “A kanë estetikë Universitetet tona (të Kosovës)?”

Po e zgjeroj edhe më shumë këtë pyetje që ta kuptosh edhe më mirë:
Universitetet tona a kanë estetikë të objekteve?
Universitetet tona a kanë estetikë të gjykimeve?
Universitetet tona a kanë estetikë të qëndrimit?
Universitetet tona a kanë estetikë të përvojës?
Universitetet tona a kanë estetikë të vlerës?

E para se të ma japësh një përgjigje për pyetjen e lartcekur e di ti do të më pyetësh se: Pse i duhet Universitetit të ketë estetikë?

I duhet sepse edukimi estetik është çelësi më i mirë i Universiteteve, madje luan një rol shumë të rëndësishëm.

Mendoj se të gjithë universitet të cilat kanë estetikën e tyre mund t’i shohim me sistem të besueshëm, të qëndrueshme dhe shumë efektive, për rritje të edukimit me cilësi të lartë.

Pra, edukimi estetik është një pjesë kryesore e arsimit të lartë dhe është një nga mjetet e rëndësishme për Universitetet për ta rritur numrin e studentëve më të vyeshëm për drejtimet e ndryshme.

Prandaj estetika Universiteteve tona i duhet sepse Universitetet tona kanë nevojë të përmirësohen, i duhet sepse duhet të rriten.

Për ta përmbledhur, dua të ju tregoj që nuk desha ta realizoj një shkrim të tillë. Sepse desha të shkruaj taman për bukurin estetike të Universitetit tim, por duke analizuar fatkeqësisht po e përmbyll këtë shkrim me shpresën që të paktën ju do të ma jepni një përgjigje “estetike” për Universitetin tonë (të Kosovës). Sa i përket kohës unë mund të pres sa të duash, por vetëm se të paktën eja një ditë dhe më
jep një përgjigje “estetike/të bukur” për Universitetin tonë.

 

Nga: Erblina Karaliti, studente në Universitetin e Prishtinës