Çka m’duhet me ditë për Universitet, para se me apliku?
Ky artikull ka me përmbajtë informata me interes dhe me shumë rëndësi për ata që veçse e kanë përfundu shkollimin e mesëm të lartë, dhe dojnë me vazhdu tutje. Pak kom me jau lodh kokën me do nene, ama janë informata bazike që secili që don me u regjistru në fakultet, duhet me i ditë.
Lajmi i mirë është që secili kandidat që e kalon testin e maturës, e gëzon të drejtën për me konkurru për studime në Universitetet publike (e private) të vendit. Përveç kësaj, duhet me e pasë të përfundume me sukses shkollën fillore dhe të mesme, me së paku 12 vjet të shkollimit, e vërtetuar me diplomë. Për fusha të veçanta studimi, Universiteti organizon provime pranuese, ku në këtë rast sigurisht që duhet me kalu me sukses provimin, në mënyrë që me u regjistru në vitin e parë të studimeve bachelor. Se sa studentë i pranojnë, është vendim të cilin e merr Senati. Mjafton të ndiqni webfaqet e fakulteteve që ju interesojnë, për tu informu në hollësi për kushtet dhe kriteret që i kërkojnë.
Ta zojmë se jeni pranu aty ku keni dashtë, e jeni rehatu me vendbanim e gjana të tjera ( të cilat është shumë me rëndësi që të mendohen paraprakisht, në mënyrë që jeta studentore mos me të nxon pa përgadit), besoj që ju intereson shume aspekti i vlerësimit në universitet. Ndryshon pak prej shkollave të mesme. Sepse në vlerësim përfshihen këto metoda: provimi, kolokviumi (kollekfium a.k.a. gjysëm provimet), punimi seminarik, praktika profesionale, testet praktike gjatë ushtrimeve, interpretimi dhe prezantimi i krijimtarisë artistike dhe i punëve të tjera. Sa u përket provimeve, ato munden me u mbajtë në këto forma: me shkrim, me gojë, me shkrim dhe me gojë, dhe praktikë. Mandej për mënyrën e përcaktimit të dijes dhe dhënies së provimit keni me pasë program të veçantë të lëndëve, që ndryshe njihet si syllabus.
Afatet e provimeve janë në Janar, Qershor, dhe Shtatorit, ama mos e keni gajle se ka edhe ndërmjetëza. Sipas rregullores, oraret e afateve të provimeve duhet me u shpall në fillim të vitit akademik, edhe me u përcaktu në atë mënyrë që studenti mos me pas ma shumë se një provim në ditë, por sa del kështu nuk ju garantoj :D.
Duhet me ditë se në të gjitha rastet kur mungoni në provim ose tërhiqeni, në atë provim notën e keni 5. Mirëpo, nëse keni ndonjë punë të rëndësishme, si psh. me bo mësim praktik jashtë vendit gjatë periudhës së caktuar për provim, ju mundeni me kërku leje nga dekani i njësisë akademike që me hy ma herët në provim.
Po ashtu edhe notat ndryshojnë, e këto ndryshojnë koxha shumë. Me marrë 5 në shkollë të mesme meniherë je dallu, ndërsa në universitet nuk të mjafton as me kalu provimin. Nota 6 konsiderohet sikurse 2-shi i shkollës së mesme (i mjaftueshëm për me kalu), nota 7 është e mirë, nota 8 shumë e mirë, ndërsa 9 dhe 10 janë të shkëlqyeshme. Për cilëndo notë që e merrni e nuk ju pëlqen, keni të drejtë me u anku, veçse t’duhet me u përgadit mirë se formohet komisioni. Nga studenti kërkohet me mësu dhe mos me leju me iu bo padrejtësi, se mandej suksesi arrihet :P.
Nga: Merva Avdiu