mendoj

ÇKA PRITA? ÇKA GJETA?
12/01/2021

ÇKA PRITA? ÇKA GJETA?

Çka prita? Çka gjeta?
●      Mendoja se në administratë mund të drejtoheshim për çdo paqartësi, dhe se do jenë të gatshëm të ofrojnë çdo dokument universitar që do më duhej.

 

●      Për shkak se në muzikë kemi me shumë punë individuale, ku na duhet klasë për student që të ushtroj çdo ditë deri në pesë orë, mendoja se do kemi mundësi të shfrytëzonim çdo klasë që ekziston në objektin e fakultetit të muzikës, dhe instrumentet.

 

 

 

 

●      Qasja e administratës nuk ishte ashtu si mendoja.Për një dokument duhet të më drejtonte në pesë zyre te kerkoja atë dokument dhe në fund të kuptonte se ajo se çka më duhej mua gjendej në zyrën e saj.

Për plotësimin e një dokumenti administrativ, mu ofrua një fletë A4 dhe më udhëzuan që të shkruaj me stilolaps.

●      Kishte raste ku studentët ushtronin në korridoret e fakultetit.

Zoga,

studente e vitit të dytë në Fakultetin e Arteve, departamenti i Muzikës, Kontrabas

 

●      “E sa për intrumente, e kuptova që për t’i shfrytëzu instrumentet duhet t’i posedosh ato”

●      Universiteti gjithmonë më asoconte me diçka të madhe e të shenjtë, një krenari që dëshironte ta zotëronte gjithkush, e që u jepej mundësia dhe fati vetëm disave prej tyre.

●      Në mendjen time sillej vërdallë shkëlqesia e profesorëve, paramendoja njerëz të zgjuar e të mençur, me standarde të larta morale e intelektuale.

●      Imagjinoja një administrate moderne, me qasje të lehtë dhe të barabartë, një shërbim cilësor kundrejt studentëve dhe nevojave të tyre.

●      Imagjinoja hapësira të mëdha, salla gjigante, amfiteatër, laboratore të pajisura me aparaturë e me mjete të punës nga ato më modernet, biblioteka të stërmbushura me libra e studentë, hapësira të gjelbërta plot jetë.

 

 

 

 

 

 

 

●      Profesorët ishin plot injorancë e naivitet, padituri e narcizem tipik, arrogancë tipike klasike, thjesht ishin për keqardhje.

●      Për një çertifikatë studentore duhej të pritnim dy, tri, e më shumë ditë, duke na orvatur sa andej e sa këndej, e prapë ishim në meshirën e tyre se a na jepnin a jo.

●      Hapësirat ishin për keqardhje, salla të vogla që nuk i plotësonin nevojat e studentëve në numër e le më në kualitet, laboratoret mund të quheshin gjithçka tjetër, por jo laboratore, bibloteka simbolike ndonëse kishte shumë studentë që lexonin në to, e për një vend të tillë duhej të shkonim në ora gjashtë të mëngjesit një orë para se të hapej për tu rreshtuar në rreshtat e dijes, për gjelberim as që mendohej.

Basri,
student i vitit të pestë, Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi Stomatologji ●      “Nuk jemi fajtor pse e kemi gjetur univesitetin në atë gjendje, por do të jemi nëse e lëmë në një të tillë”
 

●      Kom prit një sjellje ma të mirë të profesorëve ndaj studentave, menojsha që është nivel ma i ngritun akademik.

 

●      Menojsha qe kena me kon krejt të barabartë, e nuk bojnë ndarje familjare e etiketime të ndryshme si cika apo djali i deputetit, besa edhe femije të kolegve brenda kolektivit të profesorve.

●      Kom prit që kom me mujt me bo diskutime e debate të hapura me profesor.

●      Pritsha punë praktike, thojsha tash me siguri Fakulteti na mundëson me i pa prej afër qato që i mësojmë në teori.

 

 

 

 

 

●      Në momentin që vike profesori apo asistenti hala pa na përshëndet, meniherë tu përplaske për kreje fjala e parë që patjetër duheni me ble librën e profesorit.

 

●      Koha e provimeve, ton ditën mshel në biblotekë se ta bojshin “mal” jo ky profesor kshtu jo ky ashtu, nuk dishe a po hin në provim a najfar ringu me profesorin.

●      Çka me prit prej administratës, nji pëshpërimë: “kuhhhh po që ma nxjerre goxha një punë ma shumë”  tu e pa që qato dokumenta me i përfundu merrshin “shumë kohë”  për ta.

Donika,

studente e vitit të dytë në Fakultetin Juridik

 

●      E paraftyroja një objekt të madh në pamje dhe i fortë në përmbajtje, vend i cili synon dhe realizon objektivat përkatëse të një institucioni publik të arsimit të lartë.

●      Besoja se do të ndeshesha me një staf akademik të mirëfilltë, që punojnë në mënyrë të dinjitetshme, iu përkushtohen punës se tyre e  punës së studentëve.

 

●      unë edhe shumë koleg jemi pendu pse kemi komentu gjatë ligjëratave,  ose kur nuk kemi ra n’dakord me ndonjë teori shkencore, qaq shumë që na ka ndëgju me “vëmendje” profesori duke thënë “po po, pot kuptoj çka po don me thanë” tue kru veshin ose kryt…

●      Shumica e profesorëve nuk të frymëzojnë, zhvillojnë dhe përgatisin si gjeneratë determinuese për zhvillimin social, ekonomik e kulturor të shoqerisë tonë.

Donjeta,

studente e vitit të dytë, Fakulteti Filozofik, drejtimi Shkenca Politike

 

●      “mos i prishni punt me profesora se ju hakmerren n’nota”