“Jeta Studentore”
Dije, fjalë dyrrokëshe me vetëm 4 shkronja të thjeshta të alfabetit, por të lidhura me njëra-tjetrën në mes vete përmes reaksioneve të ndryshme, teksa sa herë e dëgjojmë apo e lexojmë diku, na shpien larg e më larg. Mirëpo, cili është kuptimi i plotë defenitiv, themelor, i saktë apo ‘i vërtetë’ i fjalës ‘dije’?
Ne gjithmonë hasim në thënie si: “Ja rrok!”; “Qika/Djali i Filanit po mson!“; “I ka kry 2-3 fakullteta!”. Edhe ajo ma absurdja, ma irritusja “Tash je n’fakulltet, ki kujdes çka po fol!“; “I ke bo do vjet tash s’tka hije!”
Ama, çka ka lidhje, çka prish punë? Kur krejt çka po thom osht qysh osht, e as nuk po shtoj e as nuk po heki. Thjesht’ nji mendim po e jap.
Interesant! Qysh e nisa ket’ ese n’mn’yrë kishe ma zyrtare, ma me kujdes e me gramatikë. E teleportova prej rreshtit n’rresht nën nji t’folne gegnishte t’amël qe krejt e kemi dikun thellë e s’kemi ka me i ik’.
T’ kthehna prap n’ temë. Se harrova, tash jom studente, jom n’fakulltet, s’bon me fol shumë e gjithçka.
Me u ndal e me mendu, çka, qysh e tek. Po mandej na po i hijmë laknave po, a dalim prej tyne se? A ka shancë me dal prej tyne si ‘kimja prej tlyne’? Si ‘jeta studentore’.
Pse ‘jetë studentore’? Çka ‘jetë studentore’? Qysh ‘jetë studentore’? Tek, kur ‘jetë studentore’? Pse ky emër/titull? Çka domethon ‘jetë studentore’, për juve që s’e keni apo e keni ose e keni pasë?
Fazë? Sfidë? Stres? Kapitull? Qysh e sheh ti, ti që po e lexon kët’ ese ‘fragjile‘ ose ma mirë t’thom, kët’ ese t’brishtë?
Qysh bon dritë n’syt’ e tu, a qysh nashta s’bon edhe hiq dritë? Qysh ting’llon, a nashta njejt’ as kjo nuk ting’llon hiq n’vesht e tu? Tek, kur ka nis me u përdor kjo thanie?
Bash manipulim tipik, si furra ‘Studenti’ qe ta merr mendja po p’shton naj pare, e pe ndin veten ma shlir n’to se emrin, titullin a statusin e ka t njejt’ si studenti. A knej si koridor t’fakultetit e kan bo, krejt identik veq ato ulëse e tavolina jan’ qit për msysh’.
Qysh p’i bjen kjo? Statusi s’po u bojka vetë, po shoqnia po ta bojka. E shoqnia çka thotë? Çka bon? A mas mirti osht me pyt: “Çka menon pa za, za që s’flet kurrë?”.
Se zani osht i fort’. Lej ti çka kan’ than’ ‘gAsHt e GuRiT’. Zani osht prej gurit! Nji za e krijon ni jehonë, po dy e tri tjerë kur bahën bashkë?
Mesa po e shoh’ qikjo po mbete mesele, a ma mirë po thom ‘mister’. Trik, kuiz a “pUzZlE” bash për ty. Për ty, që erdhe deri ktu posht’ tuj lexu e tuj mendu: “Çka dashti me thon kjo.”
Paramendo, erdhëm prej ‘dijes’, e kalum ka ‘fakulteti’ e ka fjal’t e babës që ta don t’mirën, e që s’osht kurr’ i knaqt me arritje t’tuja. Se don me t’pa ma mirë se krejt, ma nalt se krejt. Se menon qe qashtu osht mas mirti. Se t’ka ‘evlad’, e dashnia për ‘evladin’ ish ma e madhe se gjithçka.
E pa e harru kët ‘jEtËn StUdeNtoRe’ ku krejt çka osht, osht jetë. Jetë e thjeshtë a e koklavitun m’varet krejt prej teje qysh ti e sheh. Ama n’fund t’fundit osht thjesht nji jetë si çdo jetë tjetër. Se jetën e bon ti që e jeton edhe e don.
Nga: Medina Thaqi