mendoj

Multikonferenca
22/05/2021

Multikonferenca

E keni kënaqësine të ju njoftojmë se SHiiT (Shoqata e intelektualëve imagjinarë të Tempullit) në bashkëpunim me TD (Tempullin e Dijes), organizojnë multikonferencën joshkencore të parën me radhë, e shpjesojmë jo edhe të parafundit.

I ftojmë të gjithë e në veçanti studentët për mospjesëmarrje në këtë ngjarje e cila nuk do të mbahet me 1 Tetor në sallën 1 Tetori. Me qëllim të mospjesëmarrjes së suksesshme luten mospjesëmarrësit që abstraktet t’i dorëzojnë jashtë afatit të paraparë ose të pakompletuara. Në fund të gjithë mospjesëmarrësit nuk do të pajisen me certifikata të cilat do të njihen universalisht.

E të gjithë ata që kanë probleme me gjumin, pra zgjohen natën dhe bëjnë veprime të pakontrolluara dhe mund ta dërgojnë abstraktin në afat pa vetëdije të plotë, ndiqni rregullat e punimit të abstraktit, i cili edhe nëse e dërgoni me kohë ju siguron mospjesëmarrje: mostra duhet të ekzistojë vetëm si nocion e jo të merremi me të, metodologjia joadekuate, jobashkëkohore dhe e paqartë, rezultate të paraqitura në mënyrë të pakontestueshme dhe jo me shifra e vërtetime por kryesisht me “tahminometri”, rëndësia e punimit të deklarohet si universale, e ne fakt ta fshehim mos ta sheh dikush…

Shoqata jonë dyherit ndan me ju disa hulumtime të hulumtuara kohët e parafundit, të paraqitura më poshtë (kërkojmë falje për grafikët por në të gjitha zyret e SHiiT na i kanë hakiratë kompjuterët dhe i kemi bërë me dorë, punë e cila sot paguhet me shumë):

 

  1. A keni publikuar ndonjëherë ndonjë punim shkencor?

Nga grafiku ku i kemi paraqitur të dhënat, shofim se nga 100 sa ishte numri, një u deklarua me Po (i dyshimtë!) dhe 99 me Nuk e di (të cilët në sqarim deklaruan se ndoshta ndonjë punim seminarit që e kanë dërgu te profesorët mund edhe të jetë publiku!).

 

  1. A keni hapësira të mjaftueshme në Fakultet për ushtrimin e aktivitetit tuaj?

Nga grafiku 15% deklarohen të tejkënaqur, dhe 70% super të kënaqur, pjesa tjetër nuk është e kuptueshme.


                                                                         

  1. A jeni të kënaqur me kualitetin e mësimit në Tempull?

Këtu vërejmë atë të shumëpriturin 100%, çka tregon se jemi në rrugë të mbarë, urime e suksese të gjithëve!

 

Granit Ceku, student i Fakultetit Ekonomik