“Në epshin e injorancës arsimore”
Po e filloj me një thënie të famshme të fakultetit (më falni desha të them të profesorëve):
Nota 10 është vetëm për profesora, nota 9 është për asistenta e nota 8 7 6 për studenta. Më thoni që nuk është e vërtetë.
Okey be profesor përvojën, eksperiencën tënde na nuk e kemi, ti mundesh me e kërku amo nuk mundesh me e gjetë se na jemi studenta që kemi ardhë me mësu e me diskutu jo me na injoru. Na jemi studenta që duam me u vlerësu e jo me na ofendu.
Zgjerimi i horizontit qysh e thoni edhe ju vjen nga përvetësimi dhe rregullimi e ne sa më shumë që korrigjojmë gabimet tona aq më shumë po avancojmë.
E Juve kush me ju korrigju?
Një profesor që nuk e din se sa orë e ligjërata i ka mbajtë gjatë tërë semestrit po vjen me na notu kur deri dje nuk ka shpjegu e veç na ka ofendu e kurrë nuk e kemi dëgju; bile po thërret në telefon tu buzëqesh me na tregu që ligjëratat janë përfundu se qashtu po i punonte “termostati i paranojës”, sa injorues nga ana e tij….
I
Universiteti i Prishtinës mundet me pas gjithçka amo diçka i mungon: Korridoret e fullngopura me karrige e kafe se ditë për ditë profesori po na shkrun që në ligjërata 15 minuta mundet me u vonu.
Zotëria që e merr veten për profesor (respekt për profesionin e tyre) e bile edhe intelektual e ka bo rutinë punën e vonesave hajt edhe 15 minuta, hajt edhe 30 minuta,, edhe një ditë prej ditësh vendosa me reagu…
I thashë: Profesor, tjetër herë a ke mundësi me na lajmëru ma herët nëse nuk mbahet ligjërata se vetëm po na humbet koha tu u sill si nëpër rreth?
Mu kthy: Dëgjo profit ju nuk jeni mo nxënësa të shkollës të mesme, ju jeni studenta edhe detyrë e juaja është me ardhë e me e prit profesorin në sallë. Kushdo që nuk e prit ka me u ndëshku (që pi bjen qajo nota 8 e lodhtë)
Kha, u lodha pa fjalë mbeta se nuk disha qysh me u kundërpërgjigjë kur ai as kritikat nuk i pranojke. Edhe e lashë.
II
Interesant se erdhi koha e notimit, prapë po e pyesim se çfarë libre duhet me e studiu se nuk po dimë çka me msu (dmth ditët e hëna na qëllun pushim e aj zotëria nuk po mujke me i zavendsu) hëhë çfarë telashi për ne. Në fakt Telashe çdokund se qeshtu është kur mundohemi me u bo ma racional e ma të kuptushëm, e ma të tolerueshëm edhe përfundimi hajt se nuk po reagoj se po ma merr inati notën.
Jo jo, të nderuar unë reagoj, unë kam zë që nuk të lejon ty dhe asnjë profesor tjetër të më ofendojë e të bëjë padrejtësi aty ku nuk duhet.
Ti mundesh me qenë ma i miri, ti mundesh me qenë edhe në pozitë të dekanit e prodekanit amo une e kam një titull: JAM STUDENTE, JAM VAJZË.
III
Do doja që të gjithë të bënin një vështrim të thelluar rreth figurave që e përmbajnë brenda kthetrave termin “student”, besoj që do dilte një raport i shkëlqyer, madje fantastik, i paimagjinueshëm me fjalë. Pastaj merreni këtë raport dhe shfletojeni dalëngadalë më beso do ndalesh tek secila faqe sepse e ke përjetu vetë, se e din çka është cilësia e ulët në arsim, e dimë të gjithë çka është mosmirënjohja e askujt ndaj atjj që mëson. Por nuk ka lidhje tashmë jemi mësuar.
Pyes veten: Vallë si do e formësoj veten, prapë nuk po marr përgjigje.
E tash po ju drejtohem të gjithëve:
Kush je ti?
Ku mbet puna jonë?
Ku mbet vullneti jonë?
Një vullnet i paprekshëm që mbeti në dorën e të paditurve, në dorën e të pabesëve, në dorën e paralakmitarëve, në dorën e pasanikëve që nuk ju mjafton as pozita e dytë e menihere luftojnë për të tretin.
IV
E tash po menoj me u kthy te tema ma kryesore – arsimi.
Cili është personifikimi i arsimit? A e ka hala rangun e idealit athu?
Kom dëgju që njerëzit janë të ndryshëm në pikëpamje dhe kanë perspektiva të ndryshme e arsimi i shtetit tonë ku e ka qëllimin, ku po don me arrit, cila është perspektiva jote, rrugëtimi jot?
Janë: Njoftësia, njoftësia që më kanë pengu ngado që kom tentu me hy e pastaj po thojnë që Endrina po i bon roje demokracisë.
Po tregomni ju përvojat kur e pëson veç pse kërkon të drejtat e tua? Njerëzit që tërë kohën flasin për liri, kur po vjen momenti jo durt po goja po ju burgose. Pse i hapni veshtë kur se keni ndërmend të dëgjoni? Pse i hapni sytë kur gjithsesi shihni por preferoni me i mbyll?
Unë kom vendos që qashtu mos e bo se nuk du mo me e pësu.
Ka ardh koha me u civilizu, ka ardh koha me eksploru, ka ardh koha me u vetëdijësu.
Së bashku mos të lejojmë botën në duart e paditurve, por le të jetë e jona , fryma le të jetë e të gjithëve jo e atyre që munden edhe me e pagu çdo minutë të jetës së tyre.
Tash po shkoj me i pa lajmet e fundit nga ministria e arsimit për cilësinë që plot vite po e përmendin amo mue andrrat gati veç m’shkun.
Nga: Endrina Hajdini, studente në Universitetin e Prishtinës