Politizimi vazhdon
Dibran Hoxha
TD #6
Rene Dekarti (Rene Descartes) ishte ndër filozofët e parë të modernitetit, i cili në librin e tij “Përsiatje Metafizike” erdhi në përfundim se ekzistojnë dy substanca themelore: trupi dhe shpirti.
Sipas Dekartit, trupi ka atribut shtrirjen, kurse shpirti ka atribut mendimin. Por, a e keni mendu najher se ka persona me angazhime publike në Kosovë që e hudhin poshtë teorinë e filozofit. Në vendin tonë t’dashtun ka persona që të njejtën kohë mbajnë pozitën e profesorit në Universitet pubilk, deputetit në parlament (ose pretendojnë me qenë), ligjërues në naj kolegj privat, këshilltar në naj parti politike edhe punët e shpis’ kuptohet.
Dualizmi substancial nuk është trup-shpirt o zoti Dekart, por, trup-trup. Domethënë personat e listuar më poshtë janë 2,3,4 trupa në vende të ndryshme në të njejtën kohë, gjithashtu këta trupa nuk i karakterizon as shtrirja as mendimi.
P.S
Përjashtim bën Blerand Stavileci i cili ka deklaru se punon 25h në ditë, Blerandi jeton në dimensione tjera metafizike hapësirë-kohë, mbetemi jashtë universit të tij përderisa nuk ia gjejmë formulën.
Pra, ne kemi hulumtu se cilët kandidatë të listave për deputetë, nga të gjitha partitë në garë, punojnë edhe në universitete publike si profesorë apo asistentë dhe rezultati është ky:
PDK ka 11 kandidatë;
LDK ka 11 kandidatë;
AAK-PSD 7 kandidatë;
VV 5 kandidatë që punojnë si profesorë apo asistentë në universitete publike.
Nuk është se ne ja kemi inatin “gjenive” tanë. Veçse, ka disa arsye pse këto të gjetuna rezultojnë të jenë shqetësuese.
E para: Puna si profesor apo asistent në universitet, kërkon përkushtim të madh. Ajo është punë me orar të plotë prej 8 orësh. Është e pamundur që dikush ta kryejë këtë punë mirë, kur ai/ajo ka një angazhim po ashtu shumë me rëndësi siç mund të jetë ai i deputetit të Republikës, apo i funksionarit tjetër shtetëror a partiak. Pastaj lind pytja: prof. pse me i nënshkru katër lista n’ligjëratë kur na veç njo pe mbajna?
Tjetra, papunësia tek të rinjtë në vendin tonë është 54%, që i bie që çdo i dyti nga radhët tona është i papunë, gjersa një funksionar shteti i merrë 2 e më shumë paga nga buxheti i shtetit. E natyrshme kjo meqë ata kanë shkri men’ për këtë punë, qe besa dikush edhe pare.
Dhe e fundit, deputetët dhe qeveritarët që punojnë edhe në universitet, janë vet politizimi i arsimit. Të gjithë e dimë profesionalizimin e profesorëve tanë, se sa objektiv janë ata në mbarëvajtjen e proceseve mësimore në Universitet, (pak kungja opozitarëve, pak lëvdata partisë së tij, u kry kjo punë).
Thënë këto, ORCA konkludon se pavarësisht pallavrave të partive për luftën kundër punësimeve nepotike e partiake, realiteti që shihet në listat e tyre është ndryshe. Ato vazhdojnë të mos pajtohen me kapjen e institucioneve arsimore nga partitë kundërshtare, por jo nga anëtarët e partive të veta.
Më e pakta që ato mund të bëjnë tash në prag të zgjedhjeve është:
Profesor, deputet, babë, nanë, motër, vlla, paçi fat.
Emrat i gjeni poshtë.
LDK
1. Vjosa Osmani – UP
2. Kujtim Shala – UP
3. Avdullah Hoti – UP
4. Hykmete Bajrami – UP
5. Muhamet Hamiti – UP
6. Haki Demolli – UP
7. Rexhep Gjergji – UP
8. Sevdije Alshiqi – UP
9. Marigona Geci Lala – Prizren
10. Ibish Mazreku – Pejë
11. Mimoza Shahini – Mitrovicë
PDK
1. Hajredin Kuçi – UP
2. Eliza Hoxha – UP
3. Idriz Vehapi – UP
4. Ferat Shala – UP
5. Ramë Vataj – UP
6. Gentiana Beqa Ahmeti – UP
7. Blerim Latifi – UP
8. Ilir Kurtishi – UP
9. Kadri Kryeziu – Prizren
10. Sabiha Shala – Pejë
11. Sejdi Hoxha – Ferizaj
AAK – PSD
1. Afrim Hoti – UP
2. Salih Salihu – UP
3. Albena Reshitaj – UP
4. Driton Çaushi UP
5. Naser Pajaziti UP
6. Besa Luzha UP
7. Besim Muhadri – Gjilan
VV
1. Shpejtim Bulliqi – UP
2. Fitim Uka – UP
3. Sabri Kiçmari – UP
4. Driton Vela – UP
5. Besa Berberi – Pejë