Rregullorja e Universitetit të Prishtinës
1. Respektimi i orarit
Nëse ligjërata fillon në ora 10:00, studenti duhet t’jetë prezent në sallë minimumi në ora 9:55. Ndërsa profesori mund t’jetë i pranishëm në 10:45, dhe të fillojë evidentimin e studentëve, që të ndëshkohet studenti që s’pat durim me prit 45 minuta.
2. Kohëzgjatja e ligjëratës
Ligjërata duhet t’zgjat 1 orë e 30 minuta. Profesori duhet të ligjërojë gjatë gjithë kësaj kohe, që është presion i madh për ta. Jo se profesori është i paaftë në profesionin e tij, po është e pamundun me folë 90 minuta për një temë të caktume. Prandaj, profesorit i lejohet me folë për anëtarët e familjes, dhe përvojat e tyne jashtë vendit, që janë shumë të dobishme për studentët.
3.Obligimi moral i studentit
Studenti ndihet i obliguar moralisht që të nënshkruajë listat e mbajtjes së ligjëratave (2-3 lista në një ligjëratë).
4. Kohëzgjatja e provimit
Provimi në fund të semestrit, duhet të zgjatë 1 orë e 30 minuta.
5. Konsultimet
Zakonisht konsultimet nuk mbahen, vetëm në ndonjë rast të veçantë kur profesori kërkon, mirëpo edhe atëherë të drejtë për konsultime kanë vetëm vajzat, sepse te ato mund të ketë bërë profesori ndonjë gabim.
6. Përfundimi i vitit akademik
Një vit akademik mund të zgjat 1 deri në 2 vite, por në universitetin tonë mund të kesh ekstra ofertë nga profesori që një vit akademik ta përfundosh për 5 minuta.
7. Literatura
Studenti është i obliguar që të blejë literaturën e profesorit. Pasi që ai është profesori i lëndës dhe me mundin më të madh do të gjej material nga librat tjerë dhe do përkthej e përshtat për studentët. Nuk e di a do mund të ngritemi ndonjëherë në lartësinë e sakrificës së tyre!
8.Raporti student profesor
Studenti duhet të i përshtatet disponimit të profesorit. Nëse profesori është pa disponim (nervoz) studenti nuk duhet ta mundojë profesorin me pyetje të njëpasnjëshme.
9.Mjetet ndihmëse për kontrollimin e provimit
Për shkak të numrit të madh të studentëve, dhe numrit të vogël të profesorëve ata janë shumë të ngarkuar me kontrollimin e tyre, dhe ju lejohen mjetet ndihmëse si:
1. Kompas
2. Vizore
3. Dhe ndonjë mënyrë tjetër kreative e tyre.
Lusim studentët të ju përmbahen rregullave të Universitetit.
“Urdhri nuk diskutohet por vetëm zbatohet” – Enver Hoxha
Zogë Hasani, studente e Fakultetit të Arteve