rrugës së atrofizimit trunor
ku mbarë botën bëhet atrofizimi i trunit sa i përket imagjinatës, e më pas shndërrohet në nji tru të aftë të kryej nji funksion si nji makinë e programuar, e cila ndjekë algoritme, e duke ndjekë shabllone ai shuhet. e up-ja hala ma keq se t’len sakat, se imagjinatën ta bon shoshë, po edhe shabllone nuk t’mson.
eh qeto sene m’vin n’men kur po ulna po rahatona, e po duhet me prish rahatinë e mu drejtu se erdh “profi”. mos m’pengo kur jam tu spjegu, e kur ta kry fjalën un, e ti e harron pytjen tani m’vet; me pas dit ti qeto qe po i spjegoj e mos me pyt sene jashtë libre e kishe marr semestrin e kalum 8she, po i ki marr 6she; he? edhe sa provime t’metën për prill. (menoj nji bisedë imagjinare me profen).
ky osht laboratori, me qesi laboratore ka punu galileu edhe njutoni, ky është nivel shumë i lartë i laboratoreve në kosovë. nejse n’botë po punojnë me intelegjencë artificiale, po ma mirë me menu me tru na, se truni ma i mirë se me kompjuteri ashtu-kshtu.
me bo me i vet pse kem windofs xp hala (s’po bon se mos po u vjen rand) po nejse edhe golf 4 është ma i mirë se golf 5, nashti edhe windofsat qat logjik e kanë. krejt qa m’bjen n’mend është se moda e veshjeve klasike është shumë ma e mirë se ktyne moderne, e flen me mendimin se nashti edhe teknologjia e avancimet e tyne sa ma klasike ma t’mira.
me ni anë biciklla ma e mirë se kerret, kur ki me ec ni kilometër normal, për distanca t’vogla. bile t’bon ma t’shnetshëm, e mu kon shnosh me randsi, s’ka lidhje pse s’munesh me mrri me udhtu boten e mistereve.
Etnik Jakupi, student i Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore