Ardian Gola nuk e justifikon veten si deputet!
Deputeti “elitar” i Kuvendit të Kosovës dhe profesori i “arrirë” në shkencë zt.Ardian Gola në seancën e 24 dhjetorit 2021 të Kuvendit të Republikës, i reagoi homologut të tij deputet Fitim Ukës, duke dasht me delegjitimu punën e ORCA-s ju referu do statistikave që gjoja i paskemi nxjerr na si organizatë për mosjustifikimin e titujve akademik në universitete publike. Ai tha “ unë kam pa statistika më herët se 75%, 79% e sot dëgjova edhe 80% edhe 40 e sa përqind e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre nëpër universitete publike…”, këto shifra as Gola e askush tjetër nuk i ka pa, sepse asni hulumtim i joni nuk i ka nxjerrë ato. Sipas kësaj logjike, Gola nuk e justifikon rolin e deputetit 98%, për rolet tjera spo flasim.