Plagjiatorët me vulë ndërkombëtare
Më 1 tetor 2021, ORCA pat dorëzu në Këshillin e Etikës dosjen e përgatitur me të gjitha provat që faktojnë përtej çdo dyshimi plagjiaturën e dy profesorëve të Fakultetit Filozofik Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin. Punimi me elemente të theksume të plagjiaturës u ka shërby profesorëve për t’u avancu në titujt akademik.
Mas gjashtë muajsh kohë shqyrtimi të dosjes së plagjiaturës, Këshilli i Etikës më 10 mars 2022 i ka kthy ORCA-s ni përgjigje skandaloze duke thënë se ata kanë vendosur që çështjen e referuar për pretendimet e plagjiaturës ta administrojnë përmes ekspertizës profesionale.
Si çdo herë, ORCA e refuzoj këtë përgjigje absurde dhe me 15 mars 2022 i vuri kontaktet e para me revistën botuese të punimit duke ia bashkangjitur të gjitha provat dhe dëshmitë e plagjiaturës, sikurse e kishte bo në tetor të vitit 2021 me Këshillin e Etikës.
Më 25 mars 2022, revista i është përgjigjur ORCA-s duke konstatuar dhe verifikuar plagjiaturën e punimit të profesorëve Dugolli dhe Kastrati. Në përgjigjën zyrtare të pranuar nga ta thuhet se punimi do të hiqet menjëherë nga revista dhe se politikat e revistës nuk e lejojnë plagjiaturën në asnjë formë. Rrjedhimisht, pas disa ditësh punimi është hequr nga revista, duke faktuar përtej çdo dyshimi që punimi i profesorëve përmban plagjiaturë. Vula ju dha Dugollit e Kastratit, tash veç me i përjashtu.