A je ti ngacmues seksual?
Pasi shumë prej jush po e keni të vështirë me kuptu kur një sjellje cilësohet si ngacmim seksual, ja nji shpjegim përmes ilustrimeve.


Ndoshta ngacmimet ndodhin sepse çikat janë ma të zojat?!
Numri i studentëve të diplomuar 2016/2017:
Vajza: 3230
Djem: 1744
Total: 4974
Përqindja: 65% – 35%
Proporcioni: Përafërsisht 2:1
Numri i studentëve që vijojnë studimet tash
Vajza: 19773
Djem: 14550
Total: 34323
Përqindja: 57.60 % – 42.40 %
Proporcioni: 4:3
Apo ndoshta se në numrin stafit akademik dominon burrnimi?!
Stafi akademik ne vitin akademik 2017/2018:
Gra: 327
Burra: 573
Përqindja: 36.33 % – 63.66 %
Proporcioni: 3:5
*Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (2018). Statistikat e Arsimit në Kosovë 2017/2018.
Me i ngucë i ngucin gratë “e huja”, me u punësu nuk i lejojnë që mos me ua ngucë të tjerët gratë “e tyne”. Menqëm a?
Punësimi:
12.7 % e grave janë të punësuara
46.8 % e burrave janë të punësuar
*Agjencia e Statistikave të Kosovës (2017). Anketa e Fuqisë Punëtore TM2 – 2017
E për ju që i thoni vetës Evropian, qe përkufizimi i ngacmimit seksual nga Direktivat e Bashkimit Evropian:
“Çdo formë e sjelljes së pa dëshiruar, verbale, jo verbale apo fizike me natyrë seksuale, me qëllim apo ndikim, në cenimin e dinjitetit të një personi përmes krijimit të një atmosfere kërcënuese, armiqësore, degraduese, poshtëruese apo fyese konsiderohet ngacmim seksual”
*Direktiva Evropiane 2006/54/EC, 5 korrik 2006 për zbatimin e parimeve të trajtimit të barabartë të grave dhe burrave në punësim