perla nga up

Bab, bab kqyr Supermani n’Kosovë!
01/12/2020

Bab, bab kqyr Supermani n’Kosovë!

Profesori Nexhat Qehaja, autor i 43 punimeve shkencore ka publiku website-in e tij me CV-në e tij të frytshme, e cila nga redaksia jonë konsiderohet si CV e një “supermeni”.

Cfarë të bën një superman? “Të fluturosh?”, “Një refugjat nga planeti tjetër? “Rrahja që i jep mangupëve kur ata nuk sillen si thotë shoqëria?”…JO. Ti je një super-man kur i publikon 43 punime shkencore. 43. Katërdhjetë e tre. “Por, por një super-man duhet t’a ketë një ueb-site të tij” do të thoshte dikush. Dhe ne i themi se mirë e ke Filan (Filani nuk është një person real). Natyrisht se një super-man nuk do t’i besonte faqes së Universitetit të Prishtinës. Nëse Filani (jo Filani në fjalinë para ksaj, një Filan tjetër) do t’a hakonte faqen e UP-së, super-mani nuk do të mundej t’i kujtoj të gjitha titujt e punimeve shkencore të tij dhe kjo është e vetmja dobësi e supermanit. Filani (Filani i fjalisë së parë) kishte me thënë “Për msysh”.