Bëhu si B-ja. Mos e lejo cilësinë të ik nga truri.
A: A me t’a qit tjetrin?
B: Prit veç pak…
E dielë. Dielli me dhëmbë. B-ja, këmbën mbi këmbë, çajin e dytë të rusit pas llokumave plot tul dhe pak kore, ka në mendje dy gjëra. Çajin e tretë dhe cilësinë. B-ja me dorën e djathtë thith plot pasion dhe epsh çajin. Gishti atletik tregues mbanë në balanc lugën e vogël të rrezikshme që të therrë thellë në sy. Dora e majtë mbi tastierë. Gishti i mesëm merr përgjegjësinë që ti shtyp butonët në vend të katër gishtave të tjerë. B-ja ka në mendje cilësinë aq shumë saqë gabimisht shkruan emrin institucionit në të cilin punon.